Papandreu thirrje G20-ës: Frenim spekulatorëve të tregut

Kryeministri Grek Jorgo Papandreu nga Washingtoni i bëri thirrje G20- es të marrë drejtimin përsa i përket iniciativës për frenimin e spekulatorëve të tregut duke paralajmëruar se dështimi për të vepruar në këtë mënyrë do të sillte një tjetër krizë me përmasa globale. "Na duhen regulla për huatë afatshkurtra dhe shkëmbimin e kredive . Shpresoj të ketë një kundërpërgjigje pozitive nga kjo anë e Atlantikut për ta sjellë këtë iniciativë para G20" deklaroi Papandreu gjatë fjalimit të tij në Brookings Institution.
Ai shtoi se Athina nuk po i kërkonte Europës të nxitonte të ndihmonte një vend të shkatërruar nga problemet me buxhetin dhe efekti domino që mund të shkaktonte për shkak të rritjes së kostos së huamarrjes nga vendet e tjera me deficite me të mëdha.
"Nëse metastazat e krizës europiane shumëfishohen atëherë do të kriijohej një tjetër krizë financiare globale me implikime po aq të rënda sa kriza që e pati origjinën në Shtetet e Bashkuara dy vjet më parë" tha ekonomisti kryeministër që gjithashtu vuri në dukhje se ishte linduyr në Minesota dhe ishte rritur në California. Sipas tij komuniteti ndërkombëtar po paraqitej i paaftë në përballjen me tregjet e ndërlidhura e komplekse ndaj i kërkoi SHBA-ve të ndërmarrin një nismë të koordinuar me Europën për të risjellë regullin në këto tregje.
Vizita katër ditore e Papandreut në SHBA parashikon takime me presidentin amertikan Barak Obama dhe funskionarë të lartë në Washington, por jo të paktën në mënyrë zyrtare me funskionarë të Fondit Monetar Ndërkombëta.
Delina Bitraku
< I mëparshmi