E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perurohen klasat e nje shkolle ne Prizren

Nga perurimi i sotem

Prizren 16 Shkurt 2011 NOA 8211 Kryetari i komunes prof.dr. Ramadan Muja dhe perfaqesues te USAID-it peruruan aneksin e ri shkollor dhe mesimi ne kete shkolle nga tri nderrime kalon ne dy nderrime.

Kryetari Muja me kete rast falenderoi USAID-in Sot ne prag te shenimit te tre vjetorit te Shpalljes se Pavaresise se Kosoves jam i privilegjuar qe ne emer te qytetareve te Komunes se Prizrenit te marr pjese ne inaugurimin e aneksit te Shkolles Fillore te Mesme te Ulet Mati Logoreci dhe tua uroj kete feste me inaugurimin e ketij aneksi te bukur dhe me standarde evropiane 8211 tha Muja.

Ai permendi se ne vitin 2008 ne Komunen e Prizrenit ishin 8 shkolla ne Komunen tone ku mesimi zhvillohej ne tri nderrime ndersa sot na kane ngelur vetem edhe dy shkolla Leke Dukagjini dhe Mustafa Bakia te cilat shume shpejte edhe keto shkolla do tua mundesojme qe mesimin ta mbajne ne dy nderrime.

Me kete rast Muja falenderoi perfaqesuesit e CHF-se te cilet na kane ndihmuar dhe po na ndihmojne qe permes bashkefinancimit ti zgjidhim problemet e infrastruktures shkollore.

Me CHF-ne tashme kemi bashkepunim te mire dhe shpresojme se edhe ne te ardhmen do te kemi kete bashkepunim te mire ne zgjerimin e infrastruktures shkollore ne komunen tone 8211 tha Muja.

Nuk dua te ndalem per te gjitha punet qe i kane kryer bashkerisht me ne sepse jane shume pune por dua qe tua dedikoj nje falenderim te madh si per kontributin ne shkollen e Zhurit ne shkollen Motrat Qiriazi sot ne shkollen Mati Logoreci neser ne shkollen e Mesme Gani Qavderbasha dhe pasneser ne gjimnazin Gjon Buzuku.

Nuk ka kenaqesi me te madhe per nxenesit e shkolles suaj qe numeron 1720 nxenes qe fale ketij donacioni dhe financimit tone komunal qe sot mesimi te mbahet ne dy nderrime 8211 tha Muja.

Nente dhomat mesimore do te ndihmojne ne cilesine e zhvillimit te mesimit sa me cilesor. Vlera e projektit per ndertimi i ketij aneksi ka kushtuar 319 mije euro prej te cilave Komuna e Prizrenit ka paguar 219 mije euro dhe USAID-CHF International 100 mije euro si dhe projektin e aneksit. Siperfaqja e pergjithshme e aneksit eshte 1110 m dhe ka tre kate dhe ne secilin kat nga tri dhoma mesimore.

a.b/e.r/NOA

Lajme te ngjashmeHapet Zyra e Informacionit Turistik ne Elbasan LidhjeCHF International Gani Qavderbasha Gjon Buzuku Leke Dukagjini Mati Logoreci Motrat Qiriazi Mustafa Bakia Prizren Ramadan Muja USAID

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›