Presidenti pershendet pervjetorin e trete te Pavaresise se Kosoves

Bamir Topi
Tirane 16 shkurt 2011 NOA I Plote- Presidenti i Republikes Prof. Dr. Bamir Topi i shprehu urimet me te ngrohta te sinqerta e vellazerore popullit te Kosoves me rastin e tre vjetorit te shpalljes se Pavaresise se Kosoves.
Ne pershendetjen e kesaj date historike Kryetari i Shtetit shqiptar nepermjet nje mesazhi drejtuar Presidentit ne detyre te Republikes se Kosoves Jakup Krasniqit theksoi se ne kete pervjetor te trete te Pavaresise te gjithe shqiptaret u jane mirenjohes edhe partnereve tane nderkombetare ne radhe te pare Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe vendeve te Bashkimit Evropian per rolin e tyre te jashtezakonshem ne mbeshtetje te Kosoves per arritjen e Pavaresise dhe njohjen e saj nga nje e pjese e rendesishme e vendeve anetare te Organizates se Kombeve te Bashkuara.
Ndihmesa dhe mbeshtetja e tyre nuk u ka munguar shqiptareve edhe ne perballjen me sfidat nga me te veshtirat te koheve moderne. Duket se nje nder keto sfida te cilat ne kemi besimin se do te perballohet me sukses eshte edhe Raporti i Dik Martit dhe trillimet ultranacionaliste 8211 thote kryetari i shtetit.
Kurse shpreh bindjen Ne kemi besim se Kosova do ia dale mbane dhe rrugetimi i saj euroatlantik do te kurorezohet me sukses.
Me poshte vijon mesazhi i plote
I dashur zoti Krasniqi
Si President i Republikes se Shqiperise eshte nder per mua tju drejtohem ne momentin kur Kosova dhe mbare kombi shqiptar festojne Diten e Pavaresise se saj kete dite e cila percaktoi ne menyre perfundimtare fatin dhe perspektiven e qarte te Kosoves si nje shtet i lire sovran i pavarur dhe multietnik me nje te ardhme te konfiguruar qarte me vlerat dhe standardet euroatlantike. Historia e mbare popullit shqiptar eshte nje kalvar i pandalshem sakrificash perpjekjesh dhe aspiratash por Dita e Pavaresise eshte pika kulmore e historise moderne te Kosoves qe do te mbetet ngahere si nje date e pashlyer dhe nje pike reference e jashtezakonshme per brezat e sotem te shqiptareve dhe ata qe do te vijne.
Ne keto tre vite te Pavaresise Kosoven dhe popullin e saj vital martir dhe atdhedashes ne dhe opinioni boteror mbare e pa te ngrihej nga traumat e se kaluares duke synuar zhvillimin e Kosoves si nje shtet me sistem te qendrueshem politik dhe te gatshem per te ofruar formulen e zhvillimit te tij ne shoqeri. Klasa politike dhe udheheqesit politike kosovare deshmuan ne momente thelbesore per Kosoven se kane mjetet praktike institucionale dhe ligjore per koordinimin dhe mbikeqyrjen e zbatimit te reformave kyce dhe te politikave strategjike te shtetit. Ne perpjekje per te strukturuar politikisht nje pushtet te pergjegjshem dhe kompetent qe di ti pergjigjet me se miri nevojave te qytetareve dhe tu pergjigjet interesave kombetare duke ofruar menyra te verteta demokratike shteti i ri dhe populli i Kosoves duket se ia kane dale mbane duke ndertuar ne keto tre vite pavaresie ate per te cilen shoqerite vijojne te perpiqen edhe sot nje shtet multietnik te bazuar mbi respektimin e te drejtave te te gjitha pakicave.
Natyrisht ne kete rruge te mundimshme Kosova nuk qe e vetme. Ne kete pervjetor te trete te Pavaresise te gjithe shqiptaret u jane mirenjohes edhe partnereve tane nderkombetare ne radhe te pare Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe vendeve te Bashkimit Evropian per rolin e tyre te jashtezakonshem ne mbeshtetje te Kosoves per arritjen e Pavaresise dhe njohjen e saj nga nje e pjese e rendesishme e vendeve anetare te Organizates se Kombeve te Bashkuara. Ndihmesa dhe mbeshtetja e tyre nuk u ka munguar shqiptareve edhe ne perballjen me sfidat nga me te veshtirat te koheve moderne. Duket se nje nder keto sfida te cilat ne kemi besimin se do te perballohet me sukses eshte edhe Raporti i Dik Martit dhe trillimet ultranacionaliste. Ne kemi besim se Kosova do ia dale mbane dhe rrugetimi i saj euroatlantik do te kurorezohet me sukses.
Me kete rast ne cilesine e Presidentit te Republikes se Shqiperise do te deshiroja te shpreh edhe urimet me te mira per konstituimin sa me te shpejte te institucioneve legjitime te Kosoves te dala nga zgjedhjet e fundit te pergjithshme zgjedhje qe deshmuan edhe njehere se populli i Kosoves dhe udheheqesit e tij po zbatojne me se miri standardet demokratike te nje shteti modern dhe evropian. Gjithashtu do te doja te shprehja edhe urimet me te thella e te sinqerta per popullin e Kosoves dhe institucionet e saj legjitime me rastin e trevjetorit te shpalljes se memvetesise saj.
e.t/NOA
Lajme te ngjashmeEdi Rama Duhen zgjedhje te parakohshmePresidenti Topi pershendet pervjetorin e trete te Pavaresise se KosovesPresidenti dekreton faljen e 103 te denuarveMbledhja konstituive e Kuvendit mbahet me 21 shkurtTopi Marredheniet mes institucioneve jane paralizuar LidhjeBamir Topi Jakup Krasniqi Presidenti i Republikes