Turqia kerkon perkrahje per restaurim te objekteve historike

Nga takimi i zhvilluar
Obiliq 15 shkurt 2011NOA 8211 Kryetari i Komunes Mehmet Krasniqi priti koordinatorin e Agjencionit per Zhvillim dhe Bashkepunim Nderkombetar i Republikes se Turqise Adem Urfa dhe zv.koordinatorin e po kesaj agjencie.
Fokus i bisedimeve i delegacionit te TIKA-s ishte interesimi i restaurimit te Tyrbeve te Bajraktareve afer Gazimestanit.
Sipas z.Urfa kishin informacione nga Arkivi i Turqise rreth ketyre Tyrbeve se aty dikur ka ekzistuar nje kompleks i pasur infrastrukturor si objekt i klasikes osmane.
U shpreh deshira e tyre qe edhe nje here ta bejne nje objekt ashtu sic ka qene dikur.
Njeherit sipas tij kishin marre edhe perkrahjen e Ministrise se Kultures se Republikes se Kosoves per nje gje te tille.
Ky objekt pervec rendesise historike do te beje te mundur edhe zhvillimin e turizmit dhe te ekonomise permes rrjetit te organizatave te ndryshme nderkombetare per ta promovuar turizmin edhe ne kete pjese.
Punimet ne restaurim do te mund te fillonin ne fund te pranveres pasi te merret leja nga Komuna dhe dokumentacioni tjeter percjelles.
Nderkaq Kryetari i Komunes Mehmet Krasniqi mirepriti interesimin e tyre per keto objekte historike duke premtuar se Komuna ne afatin rekord do tu dale ne ndihme ne aspektin e pajisjes me dokumentacion perkates por njeherit kerkoi ndihme nga TIKA qe sipas mundesive te ndihmojne edhe me ndonje projekt Komunen sidomos ne asfaltimin e rruges nga Obiliqi qe shpie per ne Tyrben e Sulltan Muratit.
Kjo pasi i njejti kult fetar e historik vizitohet shume dhe per kete qarkullimi ne kete linje eshte shume i veshtiresuar.
Ai u angazhua se edhe Komuna ne kete drejtim do te participonte me mjete te veta edhe ashtu te pakta.
Takimi u permbyll me dakordimin e shkembimit te projekteve ideore ne menyre qe te shihet mundesia e realizimit konkret te ndonje projekti eventual.
a.b/NOA
Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme LidhjeAdem Urfa Tyrbe Bajraktareve Gazimestan Mehmet Krasniqi Obiliq Tyrbe Sulltan Murati