E Diel, 1 Nëntor 2026

Perurohet Parlamenti hiqen gjurmet e arkitektures komuniste

Ndertuesi Gjici Si i kursyem parate per sallen e re

Nje salle ovale qe nuk ka asgje te perbashket me ate te nje muaji me pare mobilim i ri ku pas cdo tavoline te bie ne sy perkrenarja e Skenderbeut stema e Republikes tashme me permasa shume me te medha dhe e mirendricuar kjo te bie ne sy sapo hyn ne sallen e re te Parlamentit. Vendosja ne forme ovale e karrigeve te deputeteve dhe ministrave i ka dhene nje imazh krejtesisht te ri vendit ku miratohen ligjet e shtetit. Bie ne sy edhe ndricimi i plote i gjithe salles shume me i mire se ai i kaluari dhe me 30 per qind kursim energjie nderkohe qe perballe deputeteve mungojne ekranet e medha ku pasqyrohej vota e tyre. Ato jane zevendesuar me ekrane me te vegjel ne te dy cepat e salles. Gjithe keto ndryshime jane kryer vetem per 28 dite dhe madje jane kursyer edhe leke. Keshtu sakteson ndertuesi Safet Gjici i cili ishte dje i pranishem gjate perurimit te salles se re te seancave plenare.

Shpenzimet

Z. Gjici pohoi se kostoja e gjithe ketyre ndryshimeve ka shkuar rreth 39 milione leke te reja nderkohe qe projekti parashikonte rreth 60 milione leke te reja ku perfshihej fondi prej 48.8 milione lekesh te reja per restaurimin e salles dhe 11.2 milione leke te reja per mobilimin e salles. Projekti ka qene ne afat kohor edhe me shume per tu realizuar sesa nje muaj ka qene nje kosto 39 milione leke te reja nje vlere qe per meter katror nuk i kalon te 70 eurot ne ndryshim me 450 euro qe mund te jete vlera e tij per meter katror. Jemi te kenaqur qe ka dale nje pune cilesore e shume e mire - tha ai. Gjici shtoi se eshte bere me e mira e mundshme brenda nje afati 28-ditor sa ishte dhe limiti kohor qe ata kishin ne dispozicion. Sipas tij kane punuar mbi 200 veta dhe 6 inxhiniere per te perfunduar gjithcka ne kohen dhe me cilesine e duhur. Edhe arkitekti Ferdinand Nepravishta shprehet i kenaqur per punen e bere duke pasur parasysh dhe afatet kohore. A mund te behej me mire Mund te behej por ne kemi bere me te miren brenda kushteve qe kemi pasur eshte realizuar per nje muaj ne nje kohe rekord e ne si grup projektimi falenderojme stafin e Parlamentit qe idete e projektit u realizuan ne masen 95 - tha arkitekti. Ai shpjegoi se ideja kryesore e projektit ishte per te krijuar nje afersi mes kryesise dhe deputeteve dhe kjo u arrit me se miri nepermjet formes ovale te skenes. Arkitekti shpjegon se salla neoklasike e dizenjuar diku rreth viteve 56 tashme ka nje forme rrethore cka krijon me mire idene e demokratizimit. Ne arritem me nje kosto realisht te vogel ose minimalisht firma ka hyre ne tender me 20 me pak sesa vlera nominale. Ne teorine e rehabilitimit te objekteve objekte te tilla te kesaj rendesie kane kosto shume te larta per meter katror shkojne 450-460 euro nderkohe qe ketu kemi nje kosto te pallogaritshme per sa i takon vleres - tha ai. Nepravishta ka shpjeguar se eshte bere gjithe mobilimi i ri cdo gje eshte prekur qe nga themelet qe nga bazamenti i salles tek tavani qe eshte rrezuar i teri ne toke dhe eshte rinovuar i plote po ashtu dhe skena. Nderkohe qe teresisht i ri eshte dhe sistemi elektronik. Inxhinieri italian dhe ai shqiptar kane shpjeguar se sistemi elektronik eshte me moderni sot ne Evrope me plot 6 funksione audio video web perkthim simultan votimin elektronik si dhe finger print shenjat e gishtit cka nuk eshte as ne parlamentaret e tjera evropiane.

Topalli Salla e vendimeve historike

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli peruroi dje sallen e re te Parlamentit e cila per 28 dite eshte rikonstruktuar sipas standardeve te Parlamentit Evropian. Ne prezence te medias por dhe te ndertuesit arkitektit dhe inxhiniereve te elektronikes ajo ka shpjeguar per gazetaret ndryshimet rrenjesore te salles ndersa ka theksuar se aty do te vijohet te merren vendime historike. Ne kete salle Parlamenti ne do te jemi deshmitare te vendimeve historike dhe do te shohim brenda javeve qe vijne se si shqiptaret do te levizin te lire ne Evrope. Nje dite qe do te shenohet perjetesisht ne historine e ketij kombi si nje premtim i realizuar i PD-se. shte shume inkurajues per shqiptaret opinioni i djeshem ne Bruksel se ne jo vetem i kemi permbushur kushtet por kemi progres te mire ne luften kunder korrupsionit - deklaroi Kryeparlamentarja. Me tej ajo vleresoi punen e bere nga projektuesit duke pohuar se tashme salla e Kuvendit te Shqiperise ka pamjen e nje Parlamenti Evropian. Topalli vuri theksin tek reformat per te cilat do te punohet ne vijim edhe pse shtoi Une e di se do te kete perseri veshtiresi une e di se do te kete perseri njerez te cilet do te perpiqen te behen pengese per te arritur reforma te tjera dhe per ta bere kete vend nje vend anetar te Bashkimit Evropian. Ndersa permendi vleresimet e institucioneve apo revistave prestigjioze nderkombetare Topalli tha se pas seances se 6 shtatorit te gjithe bashke do te punojne dhe media do te jete deshmitare se salla e re do te jete vendi ku do te merren votime diskutime debate te atyre reformave fale te cilave vendi yne eshte transformuar por qe kerkon qe te arrije ne ate qe ka qene endrra e 20 viteve te cileve u kishim premtuar levizjen e lire te shqiptareve dhe me pas perspektiven per te qene anetare te Bashkimit Evropian. Kryetarja e Kuvendit falenderoi ata qe kane punuar gjate ketij muaji ne kete salle ndersa theksoi edhe friken se mos punimet nuk perfundonin para 6 shtatorit. Dua te falenderoj projektuesin per zgjidhjen qe i ka dhene per te bere te mundur qe pavaresisht nga permasat e kufizuara qe kjo salle kishte per te bere te mundur krijimin dhe konfigurimin e vendosjes se deputeteve ne forme harku ashtu sic eshte edhe ne Parlamentin Evropian ashtu sic eshte edhe ne parlamentet e tjera te botes - tha ajo.

Posti i kryetarit Topi i ze vendin Topallit

Topi apo Topalli ne krye te Parlamentit Topalli ishte pergjigjja e cila eshte dhene vete nga Kryeparlamentarja Jozefina Topalli gjate batutave te shkembyera dje me gazetaret. Gjate prezantimit te sistemit te ri elektronik te instaluar ne sallen e seancave plenare Kryeparlamentarja shikoi me vemendje kush i kishte zene vendin. Po ne vendin tim kush eshte po Topalli - pohoi ajo ndersa lexonte emrat ne ekranin e madh. Topi - thote njera nga gazetaret kur sheh se mbiemri i Kryetares se Kuvendit nuk dukej i plote. Jo jo Topalli - sakteson Kryeparlamentarja gazetaren ndersa e shoqeron me te qeshur batuten e saj.

Bulku ministre per pak minuta

Rajmonda Bulku ministre e kabinetit Berisha. E ne fakt kjo ka ndodhur vetem per pak minuta aq sa administrates se Kuvendit i eshte dashur per te pasqyruar ndryshimet e sistemit elektronik te bera ne sallen e seances plenare. Gjate perurimit te djeshem gazetaret kane shkembyer batuta me Kryetaren e Parlamentit Jozefina Topalli ndersa kane pare se emri i deputetes Bulku figuronte ne nje nga postet e ministrave. Por kjo gje per ligjvenesen demokrate ndodhi vetem per pak minuta. Kjo per faktin e thjeshte se administrata e Kuvendit kishte zgjedhur karten e saj te votimit per ta bere ne nje nga vendet e ministrave te kabinetit. Sistemi i ri elektronik mundeson me se miri qe me vendosjen e kartes ne ekranin ne te majte apo te djathe te salles te pasqyrohet emri i ligjvenesit por dhe pozicioni ku ai eshte ulur. Kjo gje ka ndodhur edhe me deputeten Bulku.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›