E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Plotesuam kushtet tani pa viza ne Shengen

Berisha ne Fier peruron dy investime 135 milione leke

Per Kryeministrin Sali Berisha kjo vjeshte do te jete kurorezim i fitores se shqiptareve per te levizur te lire ne mbare Evropen. Duke e vene theksin ne menyre te vecante tek permbushja e reformave Berisha ka bindjen e plote se plotesimi i te gjitha kushteve dhe kritereve te vendosura nga Bashkimi Evropian ben te mundur realizmin e endrres se shqiptareve per te levizur pa viza ne hapesiren Shengen. Por Kryeministri Sali Berisha i beri dje thirrje opozites qe te mos kundershtoje pa te drejte cdo investim qe behet ne permiresimin e jetes se shqiptareve pasi nje gje te tille nuk e mirepret asnje qytetar i ketij vendi. Nga Fieri ku zbriti per dy investime te rendesishme z. Berisha i kerkoi opozites se majte qe te mos vazhdoje me politiken e mohimit te realitetit pasi kjo rruge e gabuar nuk e sjell kurre ne pushtet. Sipas tij opozita ka mani te mohoje realitetin sepse ne kete menyre perfytyron se mund te vije ne pushtet. Le trsquoi pyesin ata atehere me krize po rriten rrogat dhe si mund te rriten rrogat dhe pensionet me krize Ne krize po asfaltohen rruget Vetem gjate kesaj vere dhe vetem rruge qe zbresin drejt detit jane asfaltuar dhe inauguruar rreth 100 kilometra rruge. Ju qe flisni per krizen dua trsquoju pyes ketu Me krize rriten 60 eksportet e vendit eksporti eshte prodhim me shume se cdo gje tjeter eksporti eshte prodhim bujqesor eksporti eshte tekstile eshte kepuce eshte makineri eshte minerale dhe keto jane prodhime dhe ne rast se vendi eshte ne krize me cfare mekanizmi do te rriteshin ato rreth 60 me shume se ne cdo vend tjeter te Evropes. Ky vend te cilin ata e shpallin ne krize klasifikohet nga bota si vendi i 57 ku jetohet me mire - tha Berisha. Shefi i qeverise ishte i pranishem ne perurimin e rruges Hoxhare - Darezeze ne qarkun e Fierit nga ku kritikoi politikat qe po ndjek opozita duke mohuar cdo arritje te qeverise ndersa kerkoi prej saj qe te behet bashkepunuese per hir te interesave te shqiptareve. Per ne dhe femijet tane ekziston nje propagande e perditshme e cila kerkon me cdo kusht te nxije te mohoje cdo gje. Per ata zoterinj apo zonja qe e shohin Shqiperine nga kulla e Fidelit apo nga plazhet turistike te Maldiveve apo Burgalarabit ju duket se ne Shqiperi nuk ndodh asgje turizmi nuk eshte zhvilluar madje porosisin edhe studime ne te cilat deshtojne sipas tyre se kete vere turizmi eshte pakesuar. Nje gje dua trsquou them atyre ketu se duke mohuar nuk vini dot kurre ne pushtet se ky popull keta qytetare kane nevoje jetike per pohime per pohime per pohime reale - tha Berisha. Kryeministri vuri ne dukje se me reformat e shpejta dhe efikase qe ndermori qeveria e tij Shqiperia tashme eshte vetem pak kohe larg liberalizimit te vizave. Berisha hodhi poshte deklarimet e kryesocialistit Rama se vendi eshte ne krize ekonomike. Kryeministri ishte ne Fier per perurimin e rruges Hoxhare - Darezeze 9.5 km me vlere 100 milione leke dhe rrugeve te brendshme te fshatit Darezeze me vlere 35 milione leke. Ne ia dolem bashkerisht qe te vendosim ne te kater anet e pikave te kalimit te kufirit sistemet me moderne te kontrollit dhe sigurise. Ne ia dolem pra te plotesojme nje nga nje kushtet dhe te meritojme plotesisht qe gjate muajve qe vijne te levizim te lire ne mbare Evropen njelloj si qytetaret e saj - tha Berisha. Me tej Kryeministri Berisha garantoi qytetaret dhe kryetarin e komunes se qeveria do te investoje per perfundimin e te gjitha projekteve ne kete komune dhe se gjate ketij mandati nuk do te kete kilometer rruge te pashtruar ujesjelles kanalizime e shkolla ne te gjithe komunen te paperfunduar. Te shumte ishin ata qe mendonin se ne nuk do te arrinim dot te plotesonim kerkesat kushtet per te merituar levizjen e lire ne Evrope por faktet jane te tjera sot me reforma te thella ne ia dolem qe ju te keni ne xhepin tuaj pasaportat me te mira me moderne ne Evrope. Ne ia dolem bashkerisht qe te vendosim ne te kater anet e pikave te kalimit te kufirit sistemet me moderne te kontrollit dhe sigurise. Ne ia dolem te plotesojme nje nga nje kushtet dhe te meritojme plotesisht qe gjate muajve qe vijne te levizim te lire ne mbare Evropen njelloj si qytetaret e saj - tha Kryeministri. Duke folur per situaten ekonomike ne vend Kryeministri Berisha u shpreh Kemi nje situate qartesisht optimiste e cila na dha ne mundesi te rrisim rrogat me shume se asnjehere me pare te rrisim pensionet me shume se asnjehere me pare na jep neve mundesi qe ne buxhetin qe vjen te parashikojme perseri rritje rrogash e pensionesh te parashikojme vepra te tjera publike asfaltime te qindra dhe mijera kilometrave rruge qindra e qindra kilometra kanalizime qindra ujesjelles e shkolla te reja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›