Perurohet “Postbllok”, per te mos harruar diktaturen
Eshte peruruar dje ne nje ceremoni krejt te vecante, memoriali “Postbllok” i autoreve Fatos Lubonja dhe Ardian Isufi. Memoriali eshte nje nderthurje krejt origjinale e nje bunkeri, simbol i diktatures se eger komuniste ne Shqiperi, disa kolona ne formen e eshtrave, nga burgu famekeq i Spacit, si dhe pjese nga muri i Berlinit, te sjelle posacerisht ne Shqiperi per kete memorial-kujtese te diktatures, ne menyre qe ajo qe ka ndodhur te mos perseritet kurre. Memoriali i ndertuar me mbeshtetjen e Bashkise se Tiranes, eshte vendosur jo pa domethenie ne hyrje te rruges ku dikur niste zona e bllokut te banimit te ish-udheheqesve komuniste, zone ku dikur nuk mund te hynte askush tjeter. Te pranishem ne ceremonine e perurimit ishin kryeministri Berisha, kryetarja e Kuvendit Topalli, ambasadorja gjermane Holtkemper, kryetari i bashkise se Tiranes, Basha, dy autoret Lubonja dhe Isufi, si dhe personalitete te tjera te politikes, shoqerise civile e qytetare te shumte. Ne fjalen e tij kryeministri Berisha vleresoi autoret ndersa shtoi se kjo veper nderon te gjithe ata persona qe u vetesakrifikuan per lirine. “Ne histori e shkuara te sherben me se shumti per te projektuar nje te ardhme me te mire, me te sigurte, ndaj dhe ne shqiptaret kemi shume arsye qe te rikujtojme te shkuaren tone dhe te ndertojme te ardhmen qe meritojme”, - tha kryeministri. Ndersa kreu i Basha tha se ky monument na sherben per te mos e harruar te shkuaren diktatoriale. “Funksioni i ketij memoriali per mua eshte i dyfishte, ne nje kohe qe leviz kaq shpejt eshte e rendesishme te kujtojme nje moment kur nuk leviznim dot edhe brenda Tiranes. E tille ishte diktatura dhe instrumentet e saj, si muri i Berlinit. Kjo pjese e erret duke e kujtuar na ben te mos kthehemi me tek ajo periudhe”, tha ai. Ambasadorja gjermane vleresoi kete bashkepunim gjermano-shqiptar, ndersa shtoi se Gjermania do te mbetet agjente e ndryshimit ne Shqiperi per nje te ardhme te perbashket evropiane.
Autoret
Dy autoret e memorialit Fatos Lubonja dhe Ardian Isufi, iu drejtuan te pranishmeve me nje fjalim te shkurter. Madje, Fatos Lubonja mes emocionesh tha se memoriali eshte nje dedikim per te gjithe ata qe nuk arriten t’i jetonin keto dite ne liri e demokraci. “Une, e vetmja gje qe dua te them, eshte nje lloj dedikimi nga ana ime te kesaj vepre per ata njerez qe nuk munden ta kalonin kohen e diktatures dhe te jetonin kete kohe qe eshte sot”, u shpreh Lubonja.
Topalli: Memoriali, kujtese per ata njerez qe nuk pranonin diktaturen
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e pranishme ne perurimin e memorialit “Postbllok”, vleresoi punen e bere nga autoret dhe nderthurjen e tre simboleve, ndersa tha se ky memorial eshte per te kujtuar te gjithe ata njerez qe nuk pranonin dot diktaturen dhe bllokimin. “Per mua personalisht, elementi i trete eshte me prekesi, me i dhimbshmi, ndoshta e kam edhe pak me personale; Spaci, Aushvici shqiptar. Spaci eshte vendi i vuajtjeve dhe i barbarive te papershkrueshme. Spaci eshte emri qe e kam degjuar qe e kur isha vogel, aty ku familjaret e mi, ashtu si qytetare te qytetit tim, ashtu si shume qytetare te tjere nga te gjitha qytetet e Shqiperise, torturoheshin ne menyren me barbare. Ndaj dhe sot, une dua te falenderoj te gjithe ata qe bene te mundur kete kujtese, per ata njerez qe e donin kete vend, per ata njerez qe nuk pranonin as diktatorin, as heqjen e lirise, as refuzimin e fese, as dhunen, as bllokimin”, tha Topalli.