Prokuroria nuk e liron Bashkim Tahirin

Prokuroria e cilëson të ligjshëm arrestin në flagranc të Bashkim Tahirit, babait të deputetit të Partisë Socialiste, Sajmir Tahiri. Kjo konfirmohet nga burimet e “ABC-NEWS” pranë organit të akuzës, ku dosja tashmë po shqyrtohet nga njësia e task-forcës pranë prokurorisë së Tiranës.
Sipas akuzës, Bashkim Tahiri me cilësin e blerësit të ilaçeve kontrabandë, shtetasi Dritan Gjiza me cilësinë e shitësit të ilaceve dhe shtetasja Nadire Taga, që ishte ndërmjetësuesja mes blerësit dhe shitësit, brenda dy ditëve do të dalin para Gjykatës së Tiranës.
Prokuroria, pritet të kërkoi nga gjykata vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagranc nga policia dhe caktimin e një mase më të butë sigurie për 64 vjeçarin Tahiri, për shkak të moshës dhe mungesës së rrëzikshmërisë shoqërore.
Për tre të arrestuarit, prokuroria ka ngritur akuzën e “tregëtimit dhe transportimit të mallrave që janë kontrabandë” në bashkëpunim. Këtë akuzë, I vetmi që e ka pranuar është shitësi Gjiza, I cili ka konfirmuar se ilacet po tentonte t’ia shiste babait të dpeutetit të PS-së pranë banesës së këtij të fundit në rrugën “Todi Shkurti” ku edhe u arrestuan. Vet Tahiri, nuk ka pranuar të flas para policisë për rastin.
Nga ana tjetër, nje medikament te tille nuk e gjen ne cdo farmaci. Nje pakete me 20 tableta kushton rreth 5 mije leke. Si injeksion perdoret me teper ne spitale. Kjo ka dhe kosto me te larte. “Risperdal” perdoret per trajtimin e problemeve psikiatrike duke filluar qe nga depresioni.