Përurohet busti i Sabri Godos, Basha: Përjetësojmë mes nesh kujtimin e tij
TIRANE- Përurohet në Tiranë busti dedikuar politikanit Sabri Godo, i cili u nda nga jeta në vitin 2011. Gjatë fjalës së rij në ceremoninë e përurimit të bustit, kreu i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha tha se kjo vepër është ndërtuar në shenjë nderimi për jetësimin e kujtimit të Sabri Godos në kryeqytet.
“Imazhi i tij, i përjetësuar sot ndër nesh do të na shtyjë drejt një jete më të drejtë, në favor të çështjeve për të cilat ai luftoi dhe u përpoq.”- tha Basha, duke shtuar se vlerat e tij nuk mund të përshkruhen me fjalë.
“Ndryshe nuk shpjegohet se si vetëm 1.5 vjet nga ndarja e tij, të kemi një dëshirë të madhe e shtytje të madhe për ta parë të përjetësuar në mesin tonë. Javë, muaj pas ndarjes nga jeta e kësaj bote të mikut tim, Sabri Godo, me dhjetëra kërkesa dhe iniciativa erdhën tek unë si kryetar i bashkisë nga miqtë e dashamirës të tij, një pjesë të të cilëve admirues të thellë, për të pasur kujtimin e tij të përjetësuar në mes të kryeqytetit”- u shpreh kryebashkiaku.
(er.nu/BalkanWeb)