KQZ vijon sot shqyrtimin e listave shumëemërore të partive politike
TIRANE - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet të premten pasdite për të vijuar shqyrtimin e listave shumëemërore të partive politike të regjistruara në KQZ për zgjedhjet e 23 qershorit.
Akti që do të shqyrtohet sot parashikon miratimin e listave të 23 partive, si Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Partia Aleanca Demokratike e Shqipërisë, Partia Ballit Kombëtar, Partia G99, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, etj.
Rendi i ditës i mbledhjes së sotme të KQZ-së nuk përfshin sërish diskutimin e listave shumëemërore të dy partive të mëdha Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste.
Një ditë më parë KQZ miratoi listat shumëemërore të 23 partive politike, ndërsa vendosi të kthejë për plotësim dokumentacioni listat e 8 partive politike.
(er.nu/ata/BalkanWeb)