E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Përurohet java e kulturës italiane

Muzika, sporti, kuzhina, opera, arkitektura dhe dizajni do të jenë vetëm disa nga vlerat italiane protagoniste të një udhëtimi që do të përshkojë Shqipërinë përgjatë një jave, nga Veriu në Jug.

Në ceremoninë e përurimit të “Javës së Italisë” që u zhvillua në ambientet e rezidencës së ambasadës italiane në Tiranë, në praninë e ambasadorit italian, Fabrizio Bucci, ministres së Kulturës, Elva Margariti, ministres së arsimit, Evis Kushi, kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e një sërë të ftuarish të tjerë, u prezantua programi i aktiviteteve.

Rreth 70 evente do të mbahen në disa qytete të Shqipërisë. Pjesa më e madhe e tyre i takon kryeqytetit Tirana ku do të zhvillohen edhe pjesa më e madhe e aktiviteteve, ndërsa programe të veçnta do të ketë edhe për qytete të tjera të vendit. 

Vlejnë për t’u përmendur kremtimi i Festës së Republikës, grupi muzikor Planet Funk, Festivali i Shkencës, dita kushtuar Arbëreshëve, rikthimi i Pizza Village, maratona për autizmin si edhe vepra murale e realizuar nga Tellas si shprehje e miqësisë mes Italisë dhe Shqipërisë.

Në Javën e Kulturës Italiane do të ketë dhe mbrëmje kushtuar teatrit, operës dhe muzikës me shfaqje në sheshe dedikuar Verdit-t, koncerti i instrumentistit të njohur të trombës, Paolo Fresu dhe shfaqja në kujtim të gjeniut të muzikës filmike Enio Morricone.

/ RTSH /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›