E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sezoni veror, Kumbaro inspektim në pikat kufitare: Përmirësojmë kushtet pritëse për turistët

Çelja e sezonit turistik veror ka sjellë rritjen e flukseve të vizitorëve nëpër pikat kufitare. Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro ka nisur një tur inspektimesh nëpër këto pika, për të parë nga afër punën për mirëpritjen e vizitorëve dhe evitimin e radhëve në kufi.

“Kemi nisur një tur inspektimesh në pikat doganore. Në qafë Botë është bërë një rinovim dhe punën e madhe për përmirësimin e kushteve pritëse të turistëve. Shifrat janë më të larta se vitin e kaluar dhe masat janë marrë që gjithçka të shkojë në rregull dhe të mos kemi asnjë lloj episodi të pakëndshëm. Është pjesë e mikpritjes së turizmit shqiptar”, tha Kumbaro.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gent Gazheli u shpreh se nga ana e administratës doganore ë cilat pritet të jenë më të larta se vitin që shkoi.

“Pritet një intensitet i madh në sezonin veror dhe janë marrë të gjitha masat. Do jetë një vit i mbarë për turizmin”, tha Gazheli.

Për vitin 2022, nga pika kufitare e Qafë Botës kanë hyrë 108 mijë vizitorë të huaj. Gjatë muajve janar-prill 2023, në Shqipëri kanë hyrë 57% vizitore te huaj më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›