E Hënë, 2 Nëntor 2026

Përurohet objekti i ri i Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit në Izvor të Zveçanit

Është përuruar sot objekti i ri i Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit në Izvor të Zveçanit, vetëm dy kilometra larg kufirit me Serbinë. Në ceremoninë zyrtare morën pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, si dhe drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti.

Objekti i ri, me një sipërfaqe prej afro 3,980 metra katrorë, përfaqëson një investim prej 753 mijë euro. Nga ky stacion do të veprojë Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit, e cila do të angazhohet në ruajtjen e sigurisë kufitare dhe parandalimin e aktiviteteve ilegale në zonën përreth.

Me këtë rast, kryeministri Kurti theksoi se objekti i ri do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e performancës së zyrtarëve policorë në luftimin e kontrabandës dhe veprimtarive të tjera ilegale.

Ky stacion pritet të luajë një rol kyç në mbikëqyrjen e kufirit dhe ruajtjen e integritetit territorial të Republikës së Kosovës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›