Përurohet qendra e re në kryeqytet “Familja Ime”
16/03/2010 Mbështetja e shtresave në nevojë me shërbime sociale
Ndihmë shëndetësore për fëmijët që vuajnë nga autizmi
Kryeqytetit i shtohet një tjetër qendër që do të ofrojë shërbime të ndryshme shëndetësore dhe sociale për njerëzit në nevojë. Në aktivitetin e zhvilluar gjatë ditës së djeshme drejtoresha e fondacionit “Fëmijët shqiptarë”, Liri Berisha, ka inauguruar hapjen pas 13 vjetësh të klinikës së shëndetit familjar, e cila tashmë do të mbajë emërtimin Qendra Shëndetësore “Familja Ime”, dedikuar aktorit të famshëm komik britanik Norman Uisdom, i njohur nga shqiptarët si Pitkini. Klinika është restauruar plotësisht nga Agjencia Adventiste për Zhvillim dhe Lehtësim. Kjo agjenci operon në 125 vende, duke u ofruar ndihmë njerëzve në nevojë pa dallim race, gjinie, feje apo bindjeje politike. Tashmë ndërtesa është restauruar dhe pajisur për të plotësuar nevojat e fëmijëve dhe familjarëve në kryeqytet që përballen me vështirësi në marrjen e shërbimeve të ndryshme pranë institucioneve publike. Dhomat e trajtimit përfshijnë departamentin e gjinekologjisë si dhe këshillime për një tematikë të gjerë të problemeve shëndetësore që prekin popullatën, e veçanërisht grupet e riskuara që vuajnë mungesën e shërbimeve. Kjo qendër do t’u vijë në ndihmë veçanërisht fëmijëve të moshave të vogla. Pas zbulimit të pllakës në nderim të komedianit britanik (Pitkinit), zonja Berisha vizitoi ambientet e qendrës, ku takoi fëmijët që trajtohen nga stafi mjekësor i kryesuar nga Beatriçe Kastrati. Gjatë ceremonisë hapëse zonja Berisha lavdëroi fondacionin ADRA si agjencia e parë humanitare që hyri dhe kontribuoi në Shqipëri në veçanti gjatë viteve të para pas rënies së komunizmit. Gjithashtu ajo shprehu dëshirën dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar me qendrën “Familja Ime”, sidomos në ndihmë të fëmijëve autikë. Qendra shëndetësore mirëpret qytetarët dhe mund të kontaktohet nëpërmjet nr. tel. 04 222 4027 ose me email qender.familja.ime@gmail.com. Kjo ndërtesë u ngrit në fillim në vitin 1996 dhe u përurua nga komediani i shquar britanik. Fatkeqësisht, trazirat e vitit 1997 e bënë të pamundur vizitën e tij, ndërkohë që vetë ndërtesa u dëmtua rëndë. Për vite të tëra klinika është sponsorizuar nga një numër organizatash britanike, përfshi këtu teleshikuesit e lajmeve të mëngjesit të televizionit BBC, komuniteti aziatik në Leicester, një organizatë kristiane quajtur” Salvation Army”, “Austrian Airlines” si dhe “The Boys Brigade”. Më vonë ndërtesa u përdor për magazinime të ndihmave humanitare.