E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perurohet shkolla e Kalivacit

Me financim te Zyres se Bashkepunimit Ushtarak te SHBA-ve ne Shqiperi eshte rikonstruktuar shkolla e Kalivacit ne Lezhe qe u perurua dje. Te pranishem ne ceremoni ishin Pol Poletes zevendesambasadori ne Detyre i SHBA-ve Majori Kevin Bosh shef i Zyres per Bashkepunim Ushtarak ne Shqiperi ODC nenkolonelja Emi Mekkall perfaqesuesja e Komandes Evropiane te Ushtrise se SHBA-ve dhe drejtoresha e shkolles Drita Gjini.

Ky projekt rinovimi filloi ne nentor 2009 dhe u mbikeqyr nga ODC dhe u menaxhua nga Korpusi i Inxhiniereve te Ushtrise se SHBA-ve. Permiresimet e shkolles perfshinin rinovimin e mureve te jashtme riparimin e catise zevendesimin e dyerve dritareve dhe dyshemese. Gjithashtu u instaluan dalje te reja emergjence dhe banja moderne dhe u hap nje pus i ri. Rreth 220 femije do te perfitojne nga ky projekt. Femijet qe ndjekin kete shkolle jane jo vetem nga rrethi i Lezhes por edhe nga rrethet e Pukes dhe Kurbinit.

Ky projekt eshte pjese e nje perqasjeje te integruar per te permiresuar ambientet mesimore ne Shqiperi duke permiresuar nxenien e femijeve shqiptare. Projekte te tilla si ky rinovim shkolle perfaqesojne angazhimin e vazhduar te qeverise se SHBA-ve nepermjet Departamentit te Mbrojtjes per te ndihmuar Republiken e Shqiperise.

Zyra per Bashkepunim Ushtarak ODC menaxhon programet e asistences se Departamentit te Mbrojtjes se SHBA-ve duke siguruar ndihme humanitare te drejtperdrejte per popullin shqiptar. Ky program ka qene aktiv ne Shqiperi qe prej vitit 1996 duke siguruar pajisje dhe duke rindertuar shkolla e mjedise mjekesore duke zhvilluar projekte ujesjellesish dhe projekte te tjera joushtarake.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›