Gjykata e Tiranes liron avokatin Hysni Beti

Gjyqtarja Hajdari vlefteson si te ligjshem arrestimin cakton Arrest shtepie per avokatin. Prokurori rendit pergjimet dhe deklaron se avokati kerkoi leke nga klienti per tia dhene gjyqtares dhe prokurorit nderkohe qe nuk ka marre pjese fare ne masen e Erkens Zenelit
Gjykata e Tiranes vendosi dje te lironte avokatin Hysni Beti i akuzuar per vepren penale te Ndikimit te paligjshem duke caktuar masen Arrest ne shtepi. Vendimi eshte mirepritur nga familjaret dhe kolege te avokatit te cilet kane asistuar gjate seances se vleftesimit te mases e cila u zhvillua nga gjyqtarja Fatmira Hajdari me dyer te hapura. Avokati i njohur per vitet e shumta ne drejtesi qofte edhe ne rolin e avokatit eshte mbrojtur nga kreu i Dhomes se Avokatise Tirane Fatmir Brakaj. I pari qe ka marre fjalen ne seance ka qene prokurori Olsi Dako i cili ka renditur provat qe disponon dhe qe provojne akuzen per te cilen Hysni Beti u arrestua. Perfaqesuesi i akuzes shpjegoi se ka nje sere pergjimesh qe vertetojne akuzen e ngritur prove kjo qe u rrezua nga avokati Brakaj me argumentin se nuk mund te cenohet konfidencialiteti apo marredheniet avokat-klient. Ka qene e dashura e te arrestuarit E. P. qe ka bere denoncim ne polici per avokatin Hysni Beti i cili edhe pse nuk ka marre fare pjese ne seancen e mases se arrestit per te dashurin e saj Erknes Zeneli ka kerkuar 5 milione leke - deklaroi prokurori Dako gjate parashtrimit te provave qe dispononte per te provuar akuzen ndaj avokatit. Me tej ai lexoi disa pergjime te bera avokatit ne bashkebisedim me denoncuesen ku deklaronte Ceshtjen e kam zgjidhur une me gjyqtaren. Do ta mbyll perfundimisht ne Apel. Sipas prokurorit avokati i ka deklaruar denoncueses se ishte futur ne borxh per te paguar parate qe kerkonte gjyqtarja dhe prokurori dhe i shmangej gjykates per te mos u perballur me ta. Madje sipas perfaqesuesit te akuzes avokati i ka kerkuar E. P. 150 mije leke per tia dorezuar gjyqtares se mases ndersa per prokurorin e ceshtjes ka deklaruar Njoh prokurorin sepse e kam djalin e mikut tim. Kam bllokuar ankimin e akuzes ne Apel. Por ka rezultuar e kunderta pasi prokurori ka bere ankim ne Apel ndersa avokati Beti nuk ka marre pjese gjate seances se mases pasi Zeneli eshte mbrojtur nga avokate kryesisht te caktuar nga gjykata - ka vijuar prokurori Dako. Me tej prokurori ka renditur edhe disa pergjime te tjera gjate bashkebisedimit me denoncuesen ku avokati shprehej Kam dhene para shpesh ne gjykate. Ne perfitojme vetem 10 pasi parate i marrin gjyqtaret e prokuroret. Parate ndahen per prokurorin oficerin e Policise Gjyqesore dhe zv.prokurorin e rrethit qe eshte shefi i ketyre dyve. Gjyqtarja do pjesen e saj eshte pak frikacake por do i marre. Keshtu funksionon ne prokurori e gjykate dhe mbyllet ceshtja. Ne perfundim te renditjes se provave qe dispononte kunder avokatit Beti prokurori i kujtoi gjykates se i akuzuari rrezikonte nga 6 muaj deri ne 4 vjet burg per vepren penale per te cilen akuzohet ndersa kerkoi te vleftesohej si i ligjshem arrestimi ne flagrance dhe te lihej ne fuqi masa Arrest me burg.
Reagimi
Por krejt i kundert ka qene varianti i dhene nga i akuzuari avokati Hysni Beti. Ai deklaroi ne sallen e gjyqit se kete ceshtje ia ka sjelle nje miku i tij i cili njihte denoncuesen dhe personin e arrestuar. Ata me kerkuan ti mbroja dhe me thane se ishin keqtrajtuar nga policia. U kerkova nje prokure por vajza me tha se ishte e dashura e Erkensit dhe jo gruaja. Prita te me sillnin prokuren apo te me vinin ne dijeni nderkohe qe per punen qe do beja i kerkova 500 mije leke nga 250 mije per secilin. Kontaktova me prokurorin Kreshnik Ajazi per te mesuar per akuzat dhe ai me tha se te nesermen do zhvillohej masa dhe se gjyqtare ishte Majlinda Doga. Me tha edhe vepren penale per te cilen akuzohej. Ate dite nuk shkova per ne seance pasi nuk kisha prokure por u interesova dhe mesova se ishte liruar. Pas dy ditesh me vjen ne zyre Erkens Zeneli dhe me tha se donte te bente nje procedim penal per policet pasi nuk ndihej mire nga dhuna e ushtruar ndaj tij. Nuk ndihej mire dhe kishte shqetesime ne stomak. I thashe te shkonte te bente nje vizite mjekesore si dhe disa foto qe provonin dhunen e ushtruar. I thashe qe te merrte nje fature mjekesore me daten kur ishte vizituar dhe te me sillte edhe fotot. U thashe se nese ceshtja ishte sic ma tregonin ata isha gati ta mbyllja si ceshtje - ka perfunduar mbrojtjen e tij avokati Beti ndersa ka shtuar se per parate nuk ka pasur debate me Zenelin apo te dashuren e tij.
Shtyhet gjyqi shkak arrestimi i avokatit Beti
Arrestimi i avokatit Hysni Beti eshte bere shkak paraditen e djeshme per pezullimin e seances per ceshtjen Gerdeci e planifikuar per tu zhvilluar ne Gjykaten e Rrethit te Tiranes. Avokati Beti i cili deri tani ka perfaqesuar ne kete proces interesat e ish-funksionarit te Ministrise se Mbrojtjes per politikat ekonomike te pandehurit Shkelzen Madani eshte arrestuar tri dite me pare ne Tirane si i dyshuar per nje ceshtje korrupsioni. E ndodhur ne keto kushte gjykata vendosi te lajmeronte te pandehurin Madani lidhur me arrestimin e avokatit Hysni Beti ne menyre qe ai te kete mundesine e zgjedhjes ose te jape pelqimin per nje tjeter mbrojtes ligjor.