E Diel, 1 Nëntor 2026

Përurohet ujësjellësi i Kamzës, Basha: 24 orë ujë për banorët

Merr fund problemi i furnizimit me ujë të pijshëm i zonës së Kodër-Kamzës. Kreu i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka përuruar sot ujësjellsësin e Kamzës, një investim prej 60 milionë lekësh nga UKT, i cili do garantojë furnizim 24 orë me ujë të pijshëm për 25 mijë banorët e Kodër-Kamzës.
 

“Nga investimi i UKT prej 60 milionë lekësh është zgjidhur furnizimi me ujë i Kodër-Kamzës.Zona e Kodër-Kamzës me 25 mijë banorë furnizohet 24 orë me ujë të pijshëm.Në Kodër- Kamëz janë shtuar 2 km linjë transmetimi, 2 km rrjet shpërndarës dhe janë vendosr 2 mijë matësa uji”-tha gjatë fjalës së tij Basha.
 

Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve kaloi në varësi të Bashkisë së Tiranës në fillim të muajit mars të këtij viti, vendim i cili u miratua vetëm me votat e mazhorances në Këshillin Bashkiak.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›