Kukan: Rama duhet të nxirrte kandidat për President
TIRANE-Parlamenti Evropian e quan kushtetues procesin e zgjedhjes së Kreut të ri të Shtetit, ndërsa akuzon opozitën për mungesën e paraqitjes së kandidatëve të saj.
Një javë pas zgjedhjes së Presidentit, Eduard Kukan, kryetar i Delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore shpreh kritika ndaj klasës politike në vend, duke u kujtuar gabimet që u vunë re gjatë zgjedhjes së presidentit. Z.Kukan nuk e ka fshehur faktin se priste një dialog mes palëve, megjithatë, ai e quan kushtetues procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit, z.Bujar Nishani.
Madje, Eduard Kukan tregohet mjaft i drejtpërdrejtë me kryetarin e opozitës, kur e quan të padrejtë faktin që Edi Rama nuk i kontribuoi garës presidenciale, edhe pse Kushtetuta ia mundësonte këtë. “Unë e kam lexuar dy herë Kushtetutën e Shqipërisë. Unë e njoh atë dhe ajo nuk kërkon medoemos një President konsensual. Por ajo saktëson se një grup prej më shumë se 20 deputetësh mund të propozojë një kandidat. Zoti Rama ka më shumë se kaq deputetë, por ai nuk propozoi askënd. Kjo nuk ishte e drejtë. Nëse ai donte të kontribuonte për këtë dialog, duhej të propozonte një kandidat që, sipas tij, mund të pranohej nga Partia Demokratike”, - tha Kukan.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb) Lidhje te tjera Darka e Presidentit, Berisha-Metës: Faleminderit për votat