Darka e Presidentit, Berisha-Metës: Faleminderit për votat
TIRANE-Të lehtësuar pas një procesi të gjatë zgjedhjeje dhe të gjithë bashkë ashtu siç votuan një javë më parë në parlament, demokratët dhe aleatët e tyre u mblodhën mbrëmë tek “Sofra e Ariut”, për të festuar presidentin e ri. Kryeministri Sali Berisha i mblodhi të gjithë në shenjë falenderimi për votat që i dhanë Bujar Nishanit president.
Në tavolinën qendrore ishte kryeministri Berisha, në krah të djathtë presidenti i ri Bujar Nishani, në të majtë kryeparlamentarja Jozefina Topalli e veshur me një fustan të zi, dhe nënkryetari tjetër i PD-së Astrit Patozi. Përballë tyre, aleati kryesor kreu i LSI-së Ilir Meta, i shoqëruar nga ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto.
Përsa i përket menusë, pjata e parë ishte mocarela, domate, tip antipaste sallata, ndërsa vera dhe uji nuk munguan në asnjë tavolinë.
(Lajmi i plote me detaje nga darka tek Gazeta Shqiptare)
(d.b/BalkanWeb)