Pervjetori: Kur nga PD dezertonin, Azemi vrau friken dhe qendroi si tribun Eva Gjura
Familjare, miq, shoke, ish-studente, drejtues te larte te politikes, jane mbledhur te gjithe se bashku dje per te perkujtuar 50-vjetorin e lindjes se udheheqesit te Levizjes Studentore te Dhjetorit ’90, Azem Hajdari. Ceremonia perkujtimore eshte celur me nje dokumentar, ku tregoheshin me nostalgji dhe dashuri momentet me te rendesishme te jetes se Azemit nga femijeria, deri ne levizjet e medha te dhjetorit te ’90. I pranishem ne kete ceremoni perkujtimore, kryeministri Berisha u shpreh se burra si Azemi, shenohen me germa te arta ne murin e historise se kohes, ata nuk vdesin kurre, jetojne gjithnje, ndaj edhe ditelindja e tyre festohet gjithnje.“Jemi sot ketu per te festuar 50-vjetorin e njerit prej figurave me te shquara ne historine e lirise se shqiptareve, 50-vjetorin e lindjes se Azem Hajdarit. Burra si ai, shenohen me germa te arta ne murin e historise se kohes, ata nuk vdesin kurre, jetojne gjithnje, ndaj edhe ditelindja e tyre festohet gjithnje. I tille ishte edhe Azem Hajdari, nuk mund te gjesh fjale tjeter per ta vleresuar vecse, tribun lirie”, u shpreh Berisha. Me tej ai theksoi se, levizja studentore ishte padyshim levizja dhe perballja me e eger, qe regjimi komunist kishte njohur. Duke u kthyer pas ne vite dhe duke kujtuar ditet e dhjetorit ’90, Berisha tregoi se si e ka njohur ai Azemin. “Ne diten qe une me dy miqte e mi u nisem tek studentet, nuk e kisha njohur ndonjehere Azem Hajdarin. Ne nje nga lokalet e ketij qyteti, ne do takonim Azem Hajdarin dhe nje grup bashkepunetoresh te tij. Dy gjera mbeten ne kujtesen time te perjetshme, se pari vendosmeria e tyre e jashtezakonshme, djem trima, te vendosur per cdo sakrifice dhe epike me regjimin. Ata te gjithe ishin guximtare, por asnjeri prej tyre nuk ishte Azem. Ky ishte heroi i studenteve, udheheqesi i tyre. Ajo nuk ishte nje levizje e programuar prej kohesh, e organizuar ne fshehtesi, por udhehiqej nga nje tribun lirie. Ditet me vone tek Azemi, do spikatnin ne menyren me te shkelqyer, forca e nje lideri, guximi i nje lideri”, tha Berisha. Kryeministri shtoi me tej, se Azem Hajdari ishte politikani me i pavarur dhe me i vendosur ne idealet qe besonte. Sipas Berishes, Azemi u martirizua, qe PD te mos vdiste. Duke folur per atentatin qe iu be ne Tropoje, kryeministri nxori ne pah nje aspekt tjeter te Azem Hajdarit, i cili sipas Berishes, mbeshteste Levizjen Clirimtare te Kosoves. “Ai u martirizua vetem e vetem qe PD te mos vdiste, qe te mos gjunjezohej. Qendroi i pamposhtur ne cdo perpjekje per te mbrojtur vlerat e demokracise. Ai u perfshi ne atentatin e rrezikshem ne Tropoje, ku shkoi per te ndihmuar e mbeshtetur qytetaret e Kosoves qe kishin lene shtepite e tyre, per te mbeshtetur Levizjen Clirimtare Kosovare, idhulli i tij ishte presidenti Rugova, per te kishte adhurim te jashtezakonshem. Cdo dite do jetonte me perkushtimin me te madh se si ne te ndihmojme Kosoven. Ai ndjehej pjese e saj, ne menyre te perseritur, kerkonte te merrte pjese direkte”, tha Berisha.
Busti
Pas ceremonise perkujtimore te zhvilluar ne sallen “Liria” ne ambientet e “Qytetit Studenti”, familjare, miq, e shoke, se bashku me kryeministrin Berisha, jane drejtuar ne kembe drejt bustit te Azem Hajdarit, qe eshte vendosur ne sheshin “Demokracia”, ne “Qytetin Studenti”, per ta nderuar kujtimin e tij me kurora dhe buqeta me lule.
Si e kujton Azemin, Mirush Kabashi
Nje tjeter mik qe e ka kujtuar nepermjet vargjeve Azem Hajdarin, ka qene aktori i njohur Mirush Kabashi. Ai theksoi, se me Azemin eshte njohur qe ne vitet ’90 kur ai shkoi per ta takuar si aktor te preferuar, ndersa vite me pas, tha Mirushi, isha une ai qe shkova ta takoj Azemin, por kete here si njeriun e preferuar per misionin e madh qe ai kishte ndermarre, per sjelljen e lirise dhe demokracise ne vend.
Fatmira Hajdari, kujton momentet e njohjes me Azemin
Bashkeshortja e Azem Hajdarit, Fatmira Hajdari, ne pervjetorin e 50-te te Azemit, e ka sjelle ndryshe ate. Ajo me nje shprehje dashurie ne fytyre dhe me e lirshme se cdo here tjeter, ka kujtuar para te gjitheve edhe njehere momentet e njohjes me Azemin, dashurine e tyre, qe nisi ne nje moshe te re, por qe fati i keq nuk deshi qe ajo te vazhdonte edhe me tej, fizikisht, sepse sic tha ajo, “Azemi eshte kudo dhe e ndjek kudo ne jeten dhe punen e perditshme, ne kujdesin per femijet dhe familjen”. Ajo ka kujtuar Azemin qe ne rinine e tij me capkenlleqet e moshes, duke u evidentuar qe femije, se nuk donte korniza dhe kufizime, dhe kjo ka bere qe disa here ai te largohej nga shkolla per ate qe quheshin shkelje te rregullores, par shfaqe te papranueshme per sistemin. Ajo ka vleresuar lart figuren e Azemit dhe vendosmerine e tij, per te realizuar endrren me te madhe te tij, demokracine ne vend.
Nishani: Azem Hajdari, njeriu i perkushtuar qe diti te beje histori
Udheheqesi i Levizjes Studentore te Dhjetorit 90, Azem Hajdari, u dekorua dje me Urdhrin e Flamurit Kombetar pas vdekjes. Kreu i shtetit, Bujar Nishani, dekoroi dje ne 50 vjetorin e lindjes se tij, Hajdarin me motivacionin “Per kontributin e jashtezakonshem e te pamohueshem, dhene gjate drejtimit te Levizjes Studentore Shqiptare ‘90-‘91 ne shembjen e sistemit diktatorial; per fitoren e pluralizmit politik dhe te parimeve te lirise e te demokracise, si dhe per vetemohimin si politikan e deputet, deri ne sakrificen sublime ne mbrojtjen dhe promovimin e vlerave me te shquara atdhetare, duke mbetur perjetesisht i gdhendur ne kujtesen historike te kombit shqiptar”. “Azem Hajdari ishte njeriu i duhur, qe erdhi ne vendin e duhur, ne kohen e duhur, me talentin, zotesite, energjite, perkushtimin e duhur, per te bere punen e duhur me rendimentin dhe suksesin e duhur. Azem Hajdari, ishte nga ata individe teper te rralle, qe historine nuk e tregojne, as nuk e shkruajne, as nuk e ndryshojne, por me vullnetin e tyre te jashtezakonshem, me sakrificat e tyre sublime, historine e bejne. Azem Hajdari ishte shembulli i rralle kur nje individ i vetem, eshte ne te njejten kohe, bartes, shprehes dhe ekzekutues i vullneteve te te gjithe te tjereve. Azem Hajdari ishte gjithashtu rast i dukurise se cuditshme, kur nje njeri i vetem ndihmon te gjithe te tjeret me teper se te gjithe te tjeret nje njeri te vetem”, - vleresoi Nishani. Pas leximit te dekretit presidencial, zonja Fatmira Hajdari ne emer te familjes se saj e falenderoi Presidentin Nishani, qe zgjodhi diten e shenuar te 50-vjetorit te lindjes se Azem Hajdarit per t’i akorduar atij Urdhrin me te larte te Flamurit Kombetar.
Arben Imami: Azem Hajdari, ishte forca dhe energjia e te gjitheve
Arben Imami ka qene nje nga miqte e Azem Hajdarit, i cili ka kujtuar me dashuri figuren dhe punen e madhe te tij. “Azem Hajdari u shnderrua ne nje kohe shume te shkurter ne reference, ne frymezim, ne model te miliona shqiptareve, qe iu kundervune zgjedhes se diktatures komuniste, duke treguar nje sens te pakrahasueshem lirie. Eshte e pashlyeshme nga mendja e kujtdo, qe ishte i pranishem ne ate shesh ne daten 10,11 dhe 12. Ai grup studentesh, i cili i printe levizjes studentore me ne krye te te cileve ishte Azem Hajdari. Ai kishte nje force, nje energji, e cila ishte dicka e bukur, ishte dicka pertej asaj grise, qe ngjyroste jeten e gjithsecilit prej nesh, ne terrin komunist”, tregon Imami. Me tej Imami kujton se, Azemi kishte nje intuite te jashtezakonshme dhe nje inteligjence te larte, ku rralle eshte folur per kete aspekt te tij.