E Diel, 1 Nëntor 2026

Përvjetori i vdekjes së Princeshës Diana, 29 vjet nga nata tragjike në Paris që tronditi botën

Më 31 gusht 1997, bota u trondit nga lajmi i ndarjes tragjike nga jeta të Diana, Princeshës së Uellsit, e cila humbi jetën në një aksident të rëndë automobilistik në tunelin Pont de l’Alma në Paris.

Në automjetin tip Mercedes-Benz S280, përveç Dianës, ndodheshin dhe humbën jetën gjithashtu partneri i saj Dodi Fayed dhe shoferi Henri Paul. Hetimet zyrtare konfirmuan se shoferi kishte qenë nën efektin e alkoolit dhe ilaçeve në momentin e përplasjes, ndërsa makina po ndiqej nga fotografë paparacë për të siguruar pamje ekskluzive.

Përtej dhimbjes globale dhe ceremonisë madhështore të lamtumirës që mblodhi miliona qytetarë dhe figura botërore, trashëgimia e “Princeshës së Popullit” mbetet e gjallë përmes angazhimeve të saj të jashtëzakonshme humanitare, veçanërisht fushatave kundër minave tokësore dhe mbështetjes për fëmijët në nevojë dhe të prekurit nga HIV/AIDS.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›