Pamje tronditëse nga katastrofa në Nepal, operacionet e shpëtimit dhe lamtumira e fundit viktimave të përmbytjeve
Agjencia e lajmeve AP ka publikuar një seri fotosh prekëse që dëshmojnë shkallën e shkatërrimit të lënë pas nga përmbytjet e menjëhershme që goditën Nepalin. Imazhet sjellin në vëmendje realitetin e zymtë të zonave të prekur rëndë, si distrikti Nuwakot dhe lugina e lumit Trishuli.
Pamjet nga droni dhe ato në terren tregojnë fshatra të tëra të mbuluara nga balta dhe mbeturinat, shtëpi të shkatërruara përgjatë rrjedhës së lumit dhe përpjekjet e dëshpëruara të ekipeve të shpëtimit dhe forcave ushtarake, të cilët ndërhynë me helikopterë për të evakuuar banorët e izoluar.
Në kryeqytetin Katmandu, familjarët shfaqen duke kërkuar të afërmit e tyre të zhdukur përmes fotove të ekspozuara pranë spitaleve qeveritare, ndërsa dhimbja thellohet nga ceremonitë e varrimeve masive të organizuara në Chitwan për viktimat e kësaj tragjedie natyrore.
/rtsh.al/