E Diel, 1 Nëntor 2026

Përzgjidhen gjysmë finalistët e ‘Voice of Albania’

Gjatë spektaklit të mbrëmshëm të , ‘Voice of Albania’ janë përzgjedhur gjysmë finalistët të cilët, në një garë tejet të ngushtë, kanë arritur të spikasin si konkurrentët më të talentuar të këtij formati muzikor.

Anëtarja e jurisë, Alma Bektashi, ka vendosur që në gjysmë finale të përfaqësohet me dy më të mirët e përzgjedhur nga ajo, Dino dhe Jozefina.

Aleksandri dhe Matej, tashmë dy artistë në grupin e Elton Dedës, javën e ardhme do të luftojnë fort, për të siguruar një biletë për në finale.

Ndër më të preferuarat e publikut, e që mbrëmë elektrizoi sallën me, “Think”  të Aretha Franklin është , Venera Lumani ,gjysmë finalistja e radhës e grupit të Sidrit Bejlerit. Grupi i Sidritit, tashmë i përbërë vetëm nja dy konkurrent, në gjirin e tij ka edhe Lind Islamin, djalin e këngëtarit të njohur, Bedri Islami.

Lindi ,për disa javë rresht, ka emocionuar publikun me ëmbëlsinë e tij e të interpretuarit dhe ka arritur që të bëjë për vete me mijëra fansa.

Ndërkaq, anëtarja tjetër e jurisë, Miriam Cani, nga rrugëtimi i gjatë që ka bërë ajo dhe konkurrentët në grupin e saj, në gjysmë finale ka nxjerrë dy më të mirët, Kelerin dhe Mjellmën.

Gjysmë finalja e spektaklit muzikor, ‘Voice of Albania’ do të mbahet të premten e ardhshme nën drejtimin e ,Ledion Liços ndërkaq, do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin, ‘Top Chanel’./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›