E braktisë pak para se të mbërinte në altar

Britney Spears ka vendosur t’i jap fund fejesës së saj me Jason Trawick pak kohë para se ata ta kurorëzonin dashurinë e tyre në altar.
Por ajo thotë se ata do të jenë gjithmonë miq shumë të mirë. Ylli i muzikës pop, 31 vjeçare dhe agjenti i saj njoftuan se ata më nuk janë çift dje.
U raportua gjithashtu se tashmë Jason është larguar edhe nga shtëpia që ai kishte bashkë me Britney.
“Jason dhe unë kemi vendosur ta anulojmë fejesën tonë. Unë gjithmonë do ta adhurojë atë dhe ne do të jemi miq shumë të mirë”, tha ajo.
“Sapo të përfundoj ky kapitull për neve do të nis një tjetër. Unë e dua dhe e vlerësojë atë dhe djemtë e saj dhe do të jem pranë tyre përgjithmonë”, shtoi Jason.
Ajo ka dy djemë, Preston dhe Jayden nga martesa e saj me Kevin Federline. /Indeksonline/