Aleanca Kuq e Zi: Do ti drejtohemi Kushtetueses për regjistrimin
Aktivistët e Aleancës Kuq e Zip o vazhdojnë betejën e tyre për të kundërshtuar ligjimin e regjistrimit të popullsisë, i cili u votua pak ditë më parë në Parlament.
Gjatë një konference shtypi, ata kanë paraqitur faktet që deputetët e PD-së, Maliqi dhe Dibra, kanë qenë jashtë shtetit, çka tregon se për ta kanë votuar deputetë të tjerë, gjë që është një shkelje e rëndë e ligjit.
“Tashmë është provuar se dy deputetë kanë votuar me dy duar, kjo është një shkelje e rëndë e Kushtetutës”, thanë përfaqësuesit, duke kërkuar publikimin e emrave të atyre deputetëve që e kryen këtë akt.
Duke u bazuar në këto fakte, aktivistët e Aleancës Kuq e Zi kanë deklaruar se do tI drejtohen Gjykatës Kushtetuese dhe Brukselit, për të rrëzuar këtë ligj.