E Diel, 1 Nëntor 2026

Spahiu: KLD distancohet nga denigrimi i figurës së gjyqtarit

“KLD distancohet nga çdo lloj thirrje apo denigrim të figurës së gjyqtarit”. Kjo ka qenë deklarata e bërë nga nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu, pas mbledhjes së zhvilluar sot për shqetësimet që kanë ngritur anëtarët e Kolegjit Zgjedhor, lidhur me akuzat e hedhura në emër të tyre nga opozita.

“Jemi njohur me akuzat në adresë të gjyqtarëve.KLD ka diskutuar gjatë dhe në konsensus ka vendosur të distancohet nga çdo lloj akuze që adresohet tek Kolegji, akuzë që nuk është e mbështetur në fakte e në prova”, nënvizoi Spahiu. Ai theksoi në këtë drejtim se KLD në 100% të rasteve, kur nuk ka fakte për kryerjen e një vepre penale, ka hequr imunitetin.

Spahiu theksoi se politika ka miratuar me konsensus emrat e gjyqtarëve të Kolegjit dhe ata kanë imunitet nga Kushtetuta.

“Kolegji Zgjedhor nuk është një trupë gjyqësore e emëruar nga drejtësia shqiptare dhe nga KLD, por është e zgjedhur me short, me konsensusin dhe pëlqimin e partive politikie”, nënvizoi ndër të tjera ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›