E Diel, 1 Nëntor 2026

Përzgjidhet shtëpia botues e abetares së unifikuar

Viti i ardhëm arsimor do të gjejë Shqipërinë dhe Kosovën me abetare të unifikuar.

Në bazë të marrëveshjes së arritur mes dy qeverive, të Shqipërisë dhe Kosovës është përzgjedhur shtëpia botuese e cila do të botojë abetaret e unifikuar. Por në ceremoninë ku merrnin pjesë zv.ministrat e Arsimit të dy vendeve, Nehat Mustafa dhe Halit Shamata, nuk është bërë i ditur emri i shtëpisë botuese por është dhënë vetëm kodi i librit të shtëpisë fituese (1002). Në vlerësimin e teksteve të paraqitura morën pjesë 10 vlerësues, nga të cilët 5 janë nga Kosova, 5 janë nga Shqipëria.

Abetarja e unifikuar në vitin e ardhshëm shkollor, 2012/2013, do të përdoret në shkollat e të dy vendeve. /F.Stafa/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›