PD-Ramës: E çliruam Shqipërinë nga skafet e republikës socialiste

Partia Demokratike ka reaguar pak caste më pare ne lidhje me deklaratën e kryesocialistit Rama mbi turizmin. Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja për shtyp e kësaj partie, Silvi Bardhi, replikoi me Ramën duke u shprehur se” Ironia e Ramës është mosmirënjohje ndaj 4 milionë turistëve që kanë vizituar Shqipërinë”.
Duke i konsideruar si terësisht të pavërteta pretendimet e kreut të selisë rozë, Bardhi tha se PD e shndërroi Shqipërinë nga skaf i republikës socialiste, në të bukurën e dheut.
Gjatë ditës, duke folur në tryezën për turizmin në qytetin e Durrësit, kryetari Edi Rama e ka cilësuar si një absurditet bllokimin mjeteve lundruese, që sipas tij është pengesë kryesore për zhvillimin e turizmit.
Rama i bëri apel mazhorancës të heqë moratoriumin e skafeve, ndërsa akuzoi institucionet shtetërore se japin të dhëna të pasakta për numrin e turistëve që vizitojnë Shqipërinë.