E Diel, 1 Nëntor 2026

Pesë blerje nga Interi, por zikaltrit nuk do ndalen

TIRANE-Pas konfirmimit të trajnerit Stramaçoni, duket se Interi po mendon për sezonin e ri dhe përforcimet e merkatos së verës. Drejtuesi i lartë zikaltër, Marko Fasone zbulon se shoqëria i ka kryer 5 goditet e para, që sipas tij janë: Laksalt, Kampanjaro, Andreoli, Bota dhe Ikardi.

Fasone nuk zbulon asgjë rreth të ardhmes së portierit Handanoviç, i cili po ndiqet nga Barcelona, duke theksuar se një vendim përfundimtar në lidhje me këtë çështje do ta marrë presidenti Masimo Morati, që pak më vonë ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë ofertë nga klubi katalanas për portierin. Çështja tjetër është: A do të qëndrojë dinastia argjentinase? Nëse largohet, atëherë me siguri do të kemi një revolucion, priten të vijnë të tjerë. Interi për momentin po i ngjan një “kantieri ndërtimi”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›