E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbët e veriut: Marrëveshja Kosovë-Serbi e papranueshme

Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës i kanë deklaruar sot zyrtarëve më të lartë të qeverise serbe se marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës është e papranueshme dhe se ata nuk do jenë pjese e zbatimit te saj.

Kreu i Zubin Potokut Sllavisha Ristic u tha mediave ne Beograd se i ka kërkuar Daçiç dhe Viçiç se në rast se qeveria serbe instiston për marrëveshjen atëherë serbët e veriut do kërkojnë Referendum.

Kryetarët e katër komunave të pjesës veriore të Kosovës, Mitrovicës, Zvecanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, diskutuan për tre orë rresht me krerët më të lartë të qeverisë serbe sot në Beograd, ndërsa Ristiq tha se nuk ka pas presion nga ana e Daçiç dhe Vuçiç që ata të pranojnë marrëveshjen.

Sipas tij, serbët e Kosovës do të organizojnë protesta në Beograd në shenjë pakënaqësie për marrëveshjen e arritur në Bruksel.

Kryetari i Zubin Potokut tha se marrëveshjen e refuzojnë për shkak se në të nuk ka Serbi por “Vetëm integrim në të ashtuquajturën Kosovë të pavarur”.
(e.m/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›