E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri propozon shtetëzimin e plantacioneve të kanabisit!

XHAKARTA- Një ministër indonezian propozoi shtetëzimin e plantacioneve të kanabisit për qëllime terapeutike duke ngjallur habi në vendin mysliman më të populluar të planetit, ku trafiku i drogës është i dënueshëm me vdekje. 

"Pse ministria nuk parashikon menaxhimin e kanabisit mjekësor'', deklaroi ministri i Ndërmarrjeve Publike, Dahlan Iskan, cituar nga agjencia publike e lajmeve, Antara. 

''Kanabis mund të shërbejë për trajtimin e kancerit dhe sëmundjeve kardiake'', shtoi ai.
Prononcimi i ministrit ka habitur shumë indonezianët, vend ku trafiku i drogës është i dënueshëm me vdekje.
(e.m/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›