Malaj: Bojkoti, po e çon PS-në në vetizolim

Deputeti i PS-së Arben Malaj theksoi në takim që "Lëvizja për demokratizimin e PS" zhvilloi me bazën në Durrës se bojkoti i Parlamentit e çon PS-në në vetizolim. Sipas tij PS-ja rrezikon të shndsrrohet në një parti jashtë intitucioneve të saj duke shtuar se modeli i liderit me pushtet absolut e dëmton rëndë PS-në.
"PS-ja është dhe duhet të jetë politika e shpresës dhe jo e inspiratave të bojkotit" theksoi Malaj. Sipas tij të 5-të deputetët nuk provokohen nga deklarimet përjashtuese por ndihen keq që nuk janë pjesë në parlament për të kërkuar të drejtën e shqiptarëve. Malaj gjithashtu u shpreh se duhet të ndryshohet strategjia e bojkotit që PS-ja të bëhet një forcë politike progresiste dhe fituese.