E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Pesë javë? Kë vrau Abilio?”


E pat deklaruar në një prononcim të tijin se po të vazhdohet me gjykime të tilla, e me episode dhune, që duket se nëpër stadiumet tona janë bërë të modës tashmë e nuk përbëjnë më ndonjë lajm, gara ka për të degjeneruar shumë shpejt madje.

Presidenti i skuadrës së Dajtit që në arenën sportive në kampionatin shqiptar të kategorisë së parë prej dy sezonesh sponsorizon skuadrën e Dajtit nuk i sheh të drejta vendimet e disiplionorit, por edhe federatës, që për hirë të së vërtetës ndaj skuadrës që ai sponsorizon janë treguar mjaft të “rreptë”.

Kamzalijtë e kanë ngritur zërin që në takimin e javës së parë luajtur në Korçë, ndërsa askush nuk i dëgjoi, madje edhe pse viktimë e pësuan kur lojtari i tyre u dënua ashpër. Ndërkohë duke kaluar pak edhe te tapeti i barit që duhet të kishte ardhur para dy muajsh në Kamzë, ndërkohë që punimet kanë përfunduar prej më shumë se dy muaj, askush nuk e ka vënë “ujin në zjarr”.

Madje flitet se tapetin e Dajtit e kanë cuar në stadiume të tjera që po rikonstruktohen. Vërtet absurde! Dhe së fundmi është Burreli, aty ku të shtunën e kaluar gjyqtari Breshanaj ka dhënë një të kuqe për Abilion në mënyrë krejt të padrejtë, që pa filluar mirë loja, ndërsa krahas kartonit të kuq, braziliani dhe kolegët e tij kanë provuar edhe shkelma e grushta.

Por jo vetëm kaq edhe në lojë janë dhunuar nga lojtarët vendas. Por edhe të tjerë lojtarë të kryeqytetasve janë ndëshkuar qëllimisht me të verdhë në formë presioni, që të mos luanin ndeshjet e ardhshme. Ndaj edhe presidenti Naim Qarri, që në këto dy vite ka investuar shumë për këtë skuadër në një prononcim për gazetën thotë:

“Bravo, Federatës sonë, kështu vihet drejtësia në vend, duke dënuar një brazilian që s’ka bërë asgjë pesë javë? Të rrihesh dhe të dënohesh pse të goditën, kjo më duket absurde. Megjithatë, ne do të apelojmë, sepse kemi të drejtë ta bëjmë. Mjaft më, Abilio nuk ka vrarë njeri që është dënuar pesë javë”, ka përfunduar Qarri.

Burimi: Gazeta Sport Ekspres

E Premte, 24 Tetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›