E Diel, 1 Nëntor 2026

Pesë kufoma në qytete të ndryshme të Shqipërisë brenda 24 orëve

policia-sirenaaaPesë persona kanë gjetur vdekjen në zona të ndryshme të vendit në 24 orët e fundit.

Ditën e sotme një tjetër kufomë është gjetur në segmentin rrugor Burrel- Klos.

Policia bën të ditur se trupi i pajetë i një gruaje është gjetur kalimtarë të rastit në afërsi të urës së Luses.

Sipas banorëve të zonës, gruaja rreth 40 vjeç, ka rënë nga lartësia, teksa mblidhte bimë mjekësore.

Kufoma e gruas ndodhet në morg, pasi nuk është identifikuar ende.

Ndërkohë ditën e djeshme, një 60-vjeçar është gjetur i pajetë në një kanal tek kodrat e qytetit të Korçës. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00, ndërsa viktima u identifikua si Servet Zavalani.

Sipas njoftimeve 60-vjeçari ishte shpallur i humbur nga qendra rezidenciale për të moshuarit në Korçë, pak ditë më parë, ku edhe jetonte.

Pas hetimeve, policia tha se viktima nuk kishte shenja dhune në trup, dhe vdekja e tij ka shkaqe natyrale.

Një tjetër ngjarje ndodhi mbrëmjen e djeshme një tjetër trup i pajetë u gjet në Shëngjin, në afërsi të pompave të ujit. Viktima nuk është identifikuar ende, ndërsa dyshohet se vdekja e tij ka qenë natyrale.

Pasditen e djeshme në zonën e Dajtit është gjetur pa jetë një 17 vjeçar, që besohet se ka humbur jetën nga ataku në zemër.

Mbrëmjen e të premtes, një vajzë 7-vjeçare u gjet e vdekur në rrugë nga prindërit në Shkodër, pasi ishte aksidentuar nga një kamion.

Lajmifundit.com

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›