E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ Vdes një vogëlushe në aksident/ A mos është shumë që të kërkojmë kujdes për fëmijët në makinë? (VIDEO)

aksident.rrugor_16_3Pak ditë më parë një familje në Tiranë tentoi të maskonte vdekjen e fëmijës së tyre. Ndërsa deklaronin se ishte rrëzuar nga ballkoni, në fakt ai ishte goditur nga jastëkët mbrojtës të makinës së babait, që kishte rënë në një kanal.

Fëmija ishte në prehër përpara dhe humbi jetën.

Një vogëlushe 2 vjeçare ka humbur jetën sërish sot në aksin rrugor Fier- Patos.

Makina, e cila drejtohej nga babai i vajzës, humbi kontrollin dhe u përplas me një beton në anë të rrugës.

Vogëlushja doli nga dritarja dhe fluturoi disa metra larg, duke humbur jetën.

Të gjithë ata që kanë minimumin e kulturës së makinës e dinë se çfarë kujdesi duhet treguar për fëmijët në makinë.

Kurse këtu në mes të Tiranës mund të shohësh fëmijë të vegjël në prehrin e prindërve, që drejtojnë makinën. Një frenim edhe i vogël do e trondiste fëmijën, për të mos folur për aksidente.

Policët as nuk e vënë ujin në zjarr, por tronditës është edhe fakti që prindërit nuk kujdesen për fëmijët./ep

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›