E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pese lekundje termeti tronditin Librazhdin

LIBRAZHD- Rikthehen lekundjet e forta te termetit ne qytetin e Librazhdit. Termetet u regjistruan duke u gdhire dita e djeshme, ndersa lekundjet nisen ne mesnate. Banoret nen panik kane dale nga banesat duke pritur qe situata te qetesohej. Por sipas tyre jane degjuar te pakten pese lekundje njera pas tjetres. Nuk ka pasur deme ne njerez dhe ato materiale, por sipas Institutit Sizmiologjik, mesohet se lekundjet kane qene me magnitude 3,8 balle te shkalles Rihter. Lekundjet jane ndjere edhe ne qytetin e Elbasanit, ku intensiteti ka qene prej 4 ballesh, por nuk ka pasur deme materiale. Ky termet pason ate te rene dy jave me pare ne zonen e Librazhdit dhe Gramshit, ku ndodhen po pese lekundje sizmike ne harkun kohor te disa oreve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›