Shembet pallati, 3 nen rrenoja
Gjirokaster- Masakra urbane sjell tragjedine e pare ne Shqiperi. Shembja e pjesshme e nje pallati 5-katesh ne Gjirokaster, ka sjelle "varrosjen" nen rrenoja te tre personave, ndersa 15 te tjere u nxoren te plagosur pas dy oreve operacion. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 11:40 te dites se djeshme ne lagjen "11 Janari", prane aksin kombetar Gjirokaster-Kakavije. Grupi hetimor ka bere pergjegjes nje prej firmave te ndertimit qe kryente punime prane godines per ngritjen e nje tjeter pallati, por ka levizur themelet e objektit te ndertuar gjate vitit 1990, ku jetonin 13 familje.
Zhurma e krijuar ka qene e frikshme, ndersa shume banore pane nje nga skenat me te llahtarshme qe per pak momente u ka kujtuar "Kullat Binjake" ne Nju Jork. Gjysma e pallatit eshte shembur brenda pak sekondash, ndersa nga germadhat e tij vinin thirrje per ndihme dhe renkime nga plaget e marra. Vetem disa prej banoreve pjese, e 13 familjeve, arriten te shpetonin pa u lenduar, kurse per 18 te tjere situata ka kapercyer kufijte e tragjedise.
Mes tymnajes se krijuar nga shembja e objektit, banore te pallateve fqinje kane vrapuar per t'iu ardhur ne ndihme komshinjve te tyre, megjithese te stepur nga frika dhe paniku se pjesa e mbetur e pallatit mund t'i zinte nen vete. Menjehere pas marrjes se njoftimit, rreth ores 11:55, ne vendngjarje kane mberritur efektivet te policise, zjarrfikes, mjeke dhe infermiere te spitalit te Gjirokastres. "Ne tentuam te benim gjithcka ne ato momente per te shpetuar njerezit", thote prefekti i Gjirokastres Spiro Ksera, njekohesisht edhe perfaqesues i shtabit te emergjences. Skuadrat zjarrfikese dhe efektivat e policise kane nisur punen per te nxjerre nga rrenojat te mbijetuarit. "Gjithcka ishte e veshtire pasi jeta e efektiveve rrezikohej nga casti ne cast, si shkak i mundesise se shembjes se pjeses tjeter", tregon Bekim Abedini, njeri prej efektiveve zjarrfikes pjesemarres ne operacionin e shpetimit. Zjarrfikesit, me presa dhe shkalle ne duar, te mbeshtetur dhe nga efektivet e policise, kane nisur te rremojne mes germadhave per te gjetur nje rruge kalimi ne menyre qe t'i vinin ne ndihme te mbijetuarve.
Rreth ores 13:00, shtabi i emergjencave ka bere publike se ne pallat jetonin 13 familje nderkohe qe gjate operacionit te evakuim shpetimit eshte konstatuar se nen rrenoja ndodheshin dy pjesetare te familjes Dalani, nene e bije, Valbona Dalani 36 vjec dhe Anxhela Dalani, 8 vjece dhe nje grua rreth te 50-ve. Deri oret e vona te mbremjes nuk ishte bere e mundur nxjerrja e tyre, ndersa efektivet shpresojne se ato mund te jene gjalle nen rrenoja. Deri ne oren 14:00, ne spital ishin mjekuar 15 persona, nga te cilet 11 jane kthyer serish prane vendngjarjes, kurse 4 kane qene me rende dhe moren mjekim me te specializuar ne spital. Nga Tirana kane mberritur drejtues te larte te policise dhe pushtetit vendor, per te drejtuar veprimet e operacionit te kerkim-shpetimit.
Blerim Kore
Lista e familjeve :
Thanas Zoto
Fejzi Aliaj
Ibrahim Braho
Jetnor Dalani
Bilbil Tena
Vaso Jorgji
Sokrat Papadhopulli
Vullnet Sinani
Axhem Mene
Shpetim Llocka
Krenar Nikica
Hader Haska