E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagojne zyrtaret vendore ne Gjirokaster

Prefekti Ksera: Nuk kisha dijeni per firmen,

Bime: Nuk ka pasur ankesa per punimet

Prefekti i Gjirokastres, Spiro Ksera, deklaroi dje pas ngjarjes se per shkaqet e saj do te mendohet pas operacionit te kerkim-shpetimit te banoreve te pallatit nen rrenoja. "Une nuk kam pasur dijeni per aktivitetin e firmes ne kete zone dhe lejen qe ajo dispononte, por nuk eshte ende momenti per te folur rreth kesaj ceshtjeje, pasi shtabi po punon per te shpetuar jete njerezish", tha Ksera. Nderkohe qe te njejten deklarate ka dhene edhe kryebashkiaku i Gjirokastres, Flamur Bime. "Nuk isha vene ne dijeni per menyren se si punonte firma dhe nuk kam pasur asnje ankese. Pallati ishte ndertuar para vitit 90-te, ndersa po punojme per t'u ardhur ne ndihme ketyre banoreve", u shpreh zyrtari vendor.

Ne operacionin e kerkim-shpetimit efektivet e policise dhe zjarrfikesit shqiptare jane ndihmuar edhe nga efektivat zjarrfikes dhe ato te policise se Gjirokastres. Sipas pjesemarresve ne kete operacion, ai paraqet mjaft rrezik pasi zhvillohet nen rrenojat qe jane gati per t'u shembur, c'ka rrezikon jeten e tyre. Aktualisht pjesa qendrore e pallatit vazhdon te mos jete shembur ende, c'ka ben qe ne lartesi te varen pjese hekuri, suvaje etj., qe rrezikojne depertimin ne mjediset e brendshme te apartamenteve. Zjarrfikesit e Janines dhe ato te Gjirokastres, si edhe efektivet e policise, te mbeshtetura me qen dhe pajisje teknike, vazhdojne te kerkojne me intensitet te larte per te nxjerre nga rrenojat personat e dyshuar qe mund te jene nen to. Deri ne mbremje ende nuk ishte bere e mundur nxjerrja e tre trupave.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›