E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pese mandatet e PD-se ne kundershtim me Kushtetuten



Eljona Ballhysa -Pese deputete te Kuvendit te sotem e kane marre mandatin e tyre ne kundershtim me Kushtetuten. Ata kane konkurruar kane bere fushate pa dhene doreheqje me pare nga funksionet e meparshme dhe ne kundershtim te hapur me Kushtetuten keta persona kane marre mandatin e deputetit. Te peste deputetet aktuale gjate fushates zgjedhore per zgjedhjet e vitit 2009 kane qene te zgjedhur lokale. Ata jane Bedri Hoxha ish-kryetar i Bashkise se Klosit deputet i Partise Demokratike Ndue Paluca ish-kryetar i komunes Fushe-Arez deputet i Partise Demokratike Gert Bogdani ish-kryetar i Njesise Bashkiake Nr. 10 Tirane aktualisht deputet i Partise Demokratike Besnik Dushaj ish-kryetar i komunes Fierze deputet i Partise Demokratike si dhe Lefter Maliqi ish-kryetar i komunes Otllak ne Berat deputet i Partise Demokratike.
Kushtetuta
Por Kushtetuta eshte fare e qarte ndersa parashikon nje kategori te plote individesh te cilet nuk mund te kandidojne per deputete nese me pare nuk japin doreheqjen nga posti qe mbajne. Kjo sanksionohet pikerisht ne nenin 69 te Kushtetutes. Ky nen parashikon qe gjyqtaret prokuroret ushtaraket e sherbimit aktiv punonjesit e Policise dhe te sigurimit kombetar perfaqesuesit diplomatike kryetaret e bashkive dhe te komunave si dhe prefektet ne vendet ku kryejne detyrat e tyre kryetaret dhe anetaret e komisioneve te zgjedhjeve Presidenti i Republikes dhe funksionaret e larte te administrates shteterore te parashikuar nga ligji nuk mund te kandidojne per deputete pa dhene me pare doreheqjen nga keto poste. Paragrafi i dyte i po ketij neni te Kushtetutes parashikon se mandati i fituar ne kundershtim me paragrafin 1 te ketij neni eshte i pavlefshem. Por Kushtetuta nuk eshte mjaftuar vetem me kete pengese. Neni 71 i Kushtetutes percakton vec te tjerash se mandati i deputetit mbaron ose eshte i pavlefshem kur vertetohet nje nga kushtet e pazgjedhshmerise ose papajtueshmerise te parashikuara ne nenet 69 70 paragrafet 2 dhe 3. Pra megjithese keta persona kane me shume se nje vit qe mbajne mandatin e deputetit ne rast se PS-ja mbledh firmat dhe kerkon heqjen e mandatit te tyre duke vertetuar shkeljen e Kushtetutes ata mund ta rrezikojne kete mandat. Mbi te gjitha kjo pike e Kushtetutes behet fatale ne kushtet e shkeljes se saj sepse nuk percakton afat kohor se kur mund te vertetohet nje nga kushtet e pazgjedhshmerise apo papajtueshmerise.

Si duheshin dhene doreheqjet

Ligji Nr. 8652 date 31.7.2000 Per organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore eshte gjithashtu i qarte. Neni 41 i tij percakton se Perfundimi para kohe i mandatit te kryetarit te komunes ose bashkise ndodh kur i zgjedhuri lokal kandidon ose zgjidhet deputet. Procedura e nderprerjes se mandatit nuk eshte fare e thjeshte. I zgjedhuri vendor ne rastin tone pese deputetet e permendur duhet te ndiqnin keto hapa sipas ligjit Kryetari i komunes ose bashkise ne rastet e doreheqjes e depoziton ate prane keshillit komunal ose bashkiak perkates. Sekretari i keshillit per ndjekjen e procedurave te nevojshme njofton prefektin per doreheqjen e kryetarit. Dhe me tej Per rastet e perfundimit te mandatit te kryetarit perpara afatit keshilli komunal ose bashkiak njofton Keshillin e Ministrave nepermjet prefektit.

Haxhinasto takon zevendesministrin e Jashtem rus bashkepunim ne energjetike

Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto priti dje zevendesministrin e Jashtem te Rusise Vladimir Titov. Gjate bisedes Haxhinasto dhe Titov pohuan vullnetin e ndersjelle per ti cuar marredheniet shqiptaro-ruse ne nje nivel cilesisht te ri dhe shprehen gatishmerine per ti dhene inpute konkrete te reja ketij zhvillimi. Ne kete kontekst ministri i Jashtem shqiptar u shpreh se do te punohet per perfundimin dhe me pas nenshkrimin e Traktatit te Miqesise dhe Bashkepunimit mes Republikes se Shqiperise dhe Federates Ruse. Ne takim u ra dakord per mbledhjen sa me shpejt te Komisionit Nderqeveritar per Bashkepunimin Ekonomik ku do te identifikohen fushat konkrete te bashkepunimit vecanerisht ne sektoret e energjise turizmit e tregtise. Lidhur me bashkepunimin ne kuadrin e organizatave nderkombetare ministri Haxhinasto tha se si Shqiperia ashtu dhe Rusia kane objektiva te perbashketa lidhur me sigurine dhe paqen kudo ne bote. Ne kete kuader ai u shpreh se pala shqiptare mirepret bashkepunimin ne kuadrin e Keshillit NATO-Rusi. Persa u perket ceshtjeve te zhvillimeve ne rajon palet ndane te njejtin mendim mbi rendesine e forcimit te paqes dhe stabilitetit ne Ballkanin Perendimor. Lidhur me kete ministri Haxhinasto theksoi edhe nje here se politika e Shqiperise kontribuon per paqen dhe integrimin e gjithe rajonit ne Bashkimin Europian ndersa njohja e realitetit ne Kosove ndihmon ne pershpejtimin e integrimit sa me te shpejte te te gjitha vendeve drejt BE-se. Zevendesministri Titov e falenderoi edhe nje here ministrin shqiptar per takimin dhe i percolli ftesen e homologut Lavrov per te vizituar Mosken ftese te cilen ministri Haxhinasto e pranoi me kenaqesi.

Kater vende nga Europa Lindore mbeshtesin anetaresimin ne BE te Ballkanit Perendimor

Ministrat e Jashtem te kater vendeve nga Europa Lindore anetare te Bashkimit Europian jane shprehur ne takimin e tyre te premten ne Bratislave ne mbeshtetje te aspiratave te vendeve te Ballkanit Perendimor per anetaresim ne BE. Ministrat e Jashtem te Sllovakise Republikes Ceke Hungarise dhe Polonise jane shprehur se zgjerimi i BE-se eshte nje prioritet per ta dhe iu bene thirrje Shqiperise Bosnjes Kroacise Maqedonise Malit te Zi Serbise dhe Kosoves te zgjidhin problemet bilaterale si nje nga kushtet per tu anetaresuar ne BE. Ne menyre specifike ata u shprehen se deshirojne qe te fillojne pa vonese bisedimet mes Kosoves dhe Serbise te mbeshtetura nga BE-ja. Ata u shprehen gjithashtu se bisedimet e anetaresimit me Kroacine duhet te kompletohen vitin e ardhshem kur Hungaria dhe Polonia te marrin presidencen e radhes se BE-se.

25 Tetor 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›