E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tavo i ve kushte Rames per tu kthyer ne PS deri me 29 tetor



Deputeti i Partise Socialiste ne qarkun e Gjirokastres Vangjel Tavo deklaroi dje se i ka vene kushte kreut te PS-se Edi Rama per tu kthyer ne PS. Ai deklaroi se pret nje pergjigje nga drejtuesit e PS-se brenda dates 29 tetor lidhur me plotesimin e disa kushteve dhe pas kesaj date do te marre vendimin perfundimtar. Sipas tij situata ne Partine Socialiste ne Gjirokaster eshte alarmante. Qendrimi im lidhet me mosgjetjen e konsensusit per zgjidhjen e problemeve brenda gjirit te Partise Socialiste ne Gjirokaster - sqaroi Tavo ne takimin e zhvilluar dje me simpatizante ne seline e Partise Socialiste ne Gjirokaster. Ai theksoi se qendrimi i tij eshte i detyruar nga lideri i PS-se. Sipas tij ne kete force politike Rama e ka gjetur dhe ai do te vazhdoje te jete socialist. Deputeti Tavo foli dhe per votat ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit ne Gjirokaster duke u shprehur se votat ne Gjirokaster nuk jane manipuluar por jane shitur nga vete socialistet.

25 Tetor 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›