E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali gjykata vlereson jeten e shqiptarit 4 here me pak

Jeta e nje punetori shqiptar vlen me pak se ajo e nje italiani. Me fjale te tjera eshte ky vendimi i marre nga gjykata e Torinos e cila vendosi mbi demshperblimin qe i duhej dhene familjes se nje punetori shqiptar qe humbi jeten pas nje aksidenti ne pune.

Prinderve te tij i njihet nje demshperblim prej 64 mije eurosh. Po te kishte qene shtetas italian demshperblimi do te kishte qene deri ne 300 mije euro.

Gjykatesja qe ka marre vendimin e ka justifikuar se ne Shqiperi ku jetojne te afermit e viktimes kjo shume eshte e ekuilibruar ne raport me vleren qe ka paraja ne ekonomine e ketij vendi. Por ky vendim ka shkaktuar menjehere polemika edhe mes vete juristeve te cilet vene ne dukje se humbja e jetes nuk ka pse te kete nje vlere te ndryshme sipas shtetesise se viktimes ajo eshte nje dem qe personi dhe te afermit e tij kane pesuar ne Itali.

Po te ishte ky kriter biznesmenet do te kishin interes te punesonin vetem punetore te vendeve me te varfera qe ne rast aksidenti te paguanin me pak. Po qe se viktima do te kishte qene nga Monaco ose Emiratet Arabe me kete kriter demshperblimi do te kishte qene deri tre ose kater here me i larte se per nje viktime italiane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›