E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pese media presitigjoze ne bote refuzojne informacionet e Wikileaks

Pesë nga mediat me presitigjoze në botë kanë refuzuar të publikojnë informacione që rrjedhin nga Wikileaks.

Britanikja “The Guardian”, amerikania “The New York Times”, gjermania “Der Spigel”, francezja “Le Monde” dhe spanjollja “El Pais”, përmes një deklarate të përbashkët kanë dënuar vendimin për një valë të re publikimesh të dokumenteve të reja.

Thelbi qëndron tek vërtetësia dhe më pas besueshmëria ndaj këtyre informacioneve, të cilat derivojnë nga redaktimi i qëllimshëm kabllogrameve që kanë mbërritur pranë Departamentit Amerikan të Shtetit, nga përfaqësitë amerikane diplomatike në mbarë botën.

Në këtë deklaratë të përbashkët këto të përditshme theksojnë se kundërshtojnë vendimin e marrë nga Wikileaks, për të publikuar kabllograma të paredaktuara të Departamentit Amerikan të Shtetit, të cilat përbëjnë burim rreziku.

“Ka qenë qartësisht e sigurt me Wikilisin që telegramet e dhëna dhe që mund të lexohen janë seleksionuar nga dikush duke u kthyer kështu në një rrezik vulnerable për publikun.

Ky bashkëpunim ka marrë fund me 23 dhjetor të vitit 2010.
Ne nuk mund të mbrojmë publikimet e të dhënave të plota që nuk janë të nevojshme. Ne nuk do t’i lejojmë bashkarisht. Vendimi i publikimeve të të gjitha telegrameve i përket Julian Assange dhe vetëm atij. Ai është përgjegjësi i vetëm”.

Kjo deklaratë e pesë mediave më në zë në botë tregojnë se publikimet e fundit të platformës WËikileaks, të Julian Assange, nuk përbëjnë burim të besueshëm. Të përditshmet thonë se për interesa të një klubi të caktuar njerëzish nuk mund të vihet në rrezik apo cënohet siguria.

Në qëndrimin zyrtar, e përditshmja britanike “The Guardian”, përmes një editoriali, del kundër publikimeve të informacioneve të reja.

Prestigjozja britanike thotë se disa ekstremistë të informacionit mund të publikojnë gjithçka, por ne Jo!

Në këtë editorial, nënvizohet fakti se shumë nga reporterët dhe redaktorët e këtyre gazetave kanë punuar fort për të publikuar materiale, të bazuara në kabllograma, në një mënyrë të përgjegjshme, të kuptueshme dhe të kontekstualizuar.

Por “The Guardian” thotë se gjithçka duhet peshuar mirë për t’iu kundërvënë një dëmi të madh që mund të pasojë.
Gazeta britanike thekson se themeluesi i Wikileaks, Assange, ka përbuzur të gjithë ata që para publikimit të kabllogrameve kanë kërkuar redaktim, ndërkohë që ndaj të tjerëve është shfaqur si një person i përgjegjshëm në redaktim.

Mediat ndërkombëtare komentojnë se principet e Wikileaks tashmë janë shkatërruar dhe bashkë me to pasojat mbeten në rangun e fjalë pazari të pabaza.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›