Lirohet pinguini që “zbarkoi” gabimisht në Zelandë

Nga Express më 04 shtator 2011 në ora 21:00
Shkencëtarët zelandezë kanë liruar nga Kopshti Zoologjik në Uellington pinguinin e njohur mbretëror si Happy Feet, i pagëzuar sipas emrit të filmit të animuar.
Pinguini është liruar në Oqeanin Paqësor, me shpresë se ai do të gjejë rrugën për në shtëpinë e tij në Antarktikë.
Happy Feet kishte përfunduar gabimisht në Zelandë të Re, pas një udhëtimi prej tre mijë mile nëpër oqean.