Pesë policë turq vriten në luftime me kurdët

Helikopterët gjuajtës Kobra sulmuan një grup të dyshuar të militantëve të PKK-së në malin Xhudi në provincën e Shërnakut. Oficerët të cilët u vranë ishin pjesë e departamentit të forcave special të policisë që u zbritën në mal, ku edhe filloi luftimi.
Ka raportime sipas të cilëve përveç vrasjes së pesë policëve, janë plagosur edhe të paktën pesë ushtarë të tjerë.
E përditshmja më e madhe turke, “Zaman”, raporton se Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan, kryetari i Parlamentit, Xhemil Çiçek si dhe Presidenti i Turqisë, Abdullah Gyl, i shprehën ngushëllimet familjeve dhe dënuan ashpër sulmet./Start/F. P/
2012-03-22 09:33