Shteti i parë që përdori paranë i thotë lamtumirë asaj

Edhe lëmosha me kartë krediti
Që nga viti 2006 në Suedi nuk është përdorur paraja në autobusët e qytetit. Udhëtarët marrin biletë në pika të caktuara apo nëpërmjet telefonit. Në vendin ku vetëm 3 % e ekonomisë funksionon me para në dorë, pikat e karburantit, bankat dhe dyqanet mundësojnë një blerje me kartë krediti.
Edhe ndihmat apo lëmosha që mund të jepet në xhaminë e Stokholmit apo Kishën Karl Gustaf, realizohen me anë të kartave të kreditit tek makinat e vendosura në këto vende.
Grupi i famshëm “Abba”, i njohur me këngën “Money Money” është kundër parasë
“Nuk e kuptoj pse duhet të shtypim më kartmonedha monetare”. shprehet një nga pjesëtarët e grupit të njohur muzikor suedez “Abba”, Bjorn Ulvaeus, duke pohuar se kartmonedhës tashmë i ka ardhur fundi.
Pasi shpjegoi tre raste ku djali i tij ishte vjedhur, Ulvaeus, thotë se vjedhjeve do t’u vijë fundi vetëm në një sistem pa kartmonedha. Grupi i njohur muzikor “Abba” ka fituar një fame të madhe në vitin 1970 me këngën “Money, Money” (para, para).
Sipas raportit të unionit bankar suedez bëhet e ditur se si rezultat i vendosjes së sistemit digjital, vjedhjet në bankat suedeze janë ulur nga 110 në vitin 2008 në vetëm 16 në vitin 2011.
/Start/A. Kokiçi/
2012-03-22 09:20