Nikoliq: Po na përgatisin një letër të papranueshme

Kryetari i Serbisë, Tomisllav Nikoliq ka thënë se kreut shtetëror të Serbisë gjatë takimit të tyre të sotëm në Bruksel do t’u ofrohet ‘njëfarë letre’ e cilat tani për tani është e papranueshme për Serbisë.
“Parashoh që sot në Bruksel do të na ofrohet njëfarë letre, konturat e së cilës i kam parë. Nëse nuk do të ketë ndryshime në atë letër, atëherë ajo është e papranueshme për Serbinë”, u ka thënë gazetarëve në Beograd, presidenti i Serbisë.
Sipas tij, do të binte se BE nuk e do Serbinë nëse ‘na ofrojnë letër ku janë përcaktuar ligjet të cilat ndërkohë janë marrë në Prishtinë, pas asnjë shqyrtim në atë se çfarë janë të drejtat e Serbisë, nëse nga ajo letër bëhet e qartë që ata heshtazi pranojnë Kosovën si shtet’.
I pyetur se çfarë është ajo letër, Nikoliq ka thënë se aty janë paraparë të drejtat e bashkësisë serbe në kuadër të administratës së Prishtinës dhe se ato janë të drejta të cilat parashikohen me ligjet për vetë-administrim lokal dhe akte të tjera.
I pyetur se çfarë nëse ajo janë kushte për përfitim të datës së nisjes së negociatave për anëtarësim, Nikoliq ka thënë se Serbia nuk mund ta ndryshojë vetën për asfarë joshjesh dhe as për kurrfarë karriere politike.
Sipas tij, Beogradi gjatë viteve të fundit ka hapur mjaftë rrugë e vetëdijshme me atë që mund të ndodh që dikush të na parashtrojë ultimatume.
“Serbia kurë nuk u është nënshtruar ultimatumeve”, ka thënë Nikoliq duke shtuar se ajo letër nuk mund të pranohet edhe për atë që Kuvendi i Serbisë ka votuar rezolutën e saj nëpërmjet se cilës ka përcaktuar sjelljen e Serbisë nuk raport me dialogun që po zhvillohet në Bruksel./Indeksonline/