Dialogu Kosovë-Serbi do të zgjidh problemin e veriut

Gjenerali gjerman, Karl-Hainz Lather shpreson se dialogu Kosovë-Serbi do të zgjidh problemin e veriut. Para studentëve të Kolegjit ISPE, ai foli edhe për misionin e NATO-s në Afganistan, rolin e aleancës pas Afganistanit, marrëdhëniet me vendet anëtare të NATO-s dhe shumë çështje tjera.
Kosova duhet të plotësoj të njëjtat kritere sikurse vendet të cilat u anëtarësuan së fundi në NATO. Kështu vlerëson Gjenerali gjerman, Karl-Hainz Lather duke shtuar se pasi të jenë plotësuar kriteret bazë, disa çështje teknike mund të rregullohen ndërmjet institucioneve Kosovës dhe NATO-s, transmeton rtk.
“Mirëpo në kriteret bazë të cilat nuk kanë ndryshuar asnjëherë dhe që nuk besoj se do të ndërrojnë , është çështja stabilitetit institucional, është puna e sundimit të rendit dhe ligjit, çështja e stabilitetit politik dhe çështje të tjera”, theksoi ai.
I pyetur për çështjen e veriut dhe pozicionin e KFOR-it atje, Lather tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të shpie të zgjidhja e problemeve.
“Shpresoj shumë që dialogu do të rezultojë në zgjidhjen e problemeve atje duke pasur parasysh që interesi i Kosovës dhe Serbisë është që t’i bashkohen BE-së. NATO në këtë rast s’mund të bëjë asgjë, përveç që të asistojë”, tha ai.
Gjenerali gjerman, Lather para studentëve të ISPE-së ka folur edhe për organizimin e NATO-së në Afganistan dhe detyrat që do të marr forca veri-atlantike pas përfundimit të misionit atje./Indeksonline/