E Diel, 1 Nëntor 2026

Pesë vendet e BE-së, të futen në një linjë me shumicën

Kështu ka kërkuar Albert Rohan, ish-zëvendësi i të dërguarit të OKB-së për Kosovën, Marti Ahtisaari.

E përditshmja vjeneze Die Presse, citon Lohanin të ketë thënë se “është koha që të lihen anash të gjitha paqartësitë e mbetura sa i përket statusit të Kosovës në komunitetin e vendeve dhe, rrjedhimisht, së paku të mundësohet stabiliteti i Ballkanit jugor”.

Sipas tij, qëndrimi i përbashkët përfundimisht do ta vendosë BE-në në pozicion për të luajtur rolin që duhet ta luajë në rajonin e Ballkanit dhe ta bëjë më të lehtë për liderët politikë të Serbisë që ta pranojnë realitetin e shtetësisë së Kosovës.

Ai ka thënë se derisa Kosova dhe Serbia, të mos i normalizojnë marrëdhëniet, asnjëra palë nuk mund të shpresojë se do të anëtarësohet në BE, që kërkon që shtetet kandidate t’i lënë anash të gjitha konfliktet para se të bëhen anëtare. /rel/start/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›