E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arabi Saudite, 14 të vdekur nga përmbytjet

Lajmi bëhet i ditur nga mediet vendase të cilat citojnë përfaqësues të mbrojtjes civile.
Shefi i mbrojtjes civile, Saad Al-Tuwaijri, gjatë një komunikate theksoi se “tre trupa u gjetën në Najran”', duk shtuar se gjashtë persona kishin humbur jetën në Jizan, katër në Asir dhe një Tawf.

Ekipet e shpëtimit u erdhën në ndihmë rreth 440 personave të kërcënuar nga përmbytjet si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm që kanë goditur prej disa ditësh rajonet malore të Arabisë Saudite.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›