E Diel, 1 Nëntor 2026

Peshëngritësi Hysen Pulaku përjashtohet për 4 vjet nga garat ndërkombëtare

Gazeta Shqip

Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes ka dënuar peshëngritësin shqiptar Hysen Pulakun me 4 vjet pezullim nga garat ndërkombëtare dhe pagimin e një gjobe prej 5 mijë dollarësh, pasi rezultoi pozitiv në testing anti-doping.

Pulaku rezultoi pozitiv gjatë analizave të kryera në fshatin Olimpik në Londër. Peshëngritësi elbasanas do të garonte në peshën 77 kg nuk e pranoi rezultatin e testit A, duke kërkuar të bëjë testin B të analizave, por edhe këtu ka rezultuar pozitiv duke u përjashtuar përfundimisht nga Olimpiadat Londër 2012.

13 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)

Peshëngritësi Hysen Pulaku përjashtohet për 4 vjet nga garat ndërkombëtare burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›